03,07,2025

Reçica: PDK në trashëgiminë e sajë ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, simbolin e përfaqësimit, misionit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Must Read

Ish deputeti dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me disa nga  kandidatë për deputet nga ky subjekt politik, Kristina Gashi-Bytyqi, Gazmend Bytyçi dhe Imri Ilazi, kanë takuar Veteranet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me programin e rimëkëmbjes shtetërore, PDK-ja synon të realizojë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro dhe rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta” ka shkruar Reçica.

Ky është postimi i plotë i Elmi Reçicës

Takim me Veteranet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat me sakrificën dhe veprën e tyre në Luftën Çlirimtare, realizuan kauzën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi të Kosovës, me këtë rast, bashkë me kolegët kandidatë për deputetë, Kristina Gashi-Bytyqi, Gazmend Bytyçi dhe Imri Ilazi, bashkëbiseduam për sfidat shtetërore të Kosovës dhe proceset me të cilat do të përballet vendi.

Partia Demokratike e Kosovës në trashëgiminë e saj ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, simbolin e përfaqësimit misionit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, zotohemi se do të përkushtohemi pareshtur e pandalshëm për mbrojtjen institucionale e shtetërore të vlerave të luftës së UÇK-së dhe për kategoritë e dala nga lufta që të jenë sa më të pavarur e të integruar në shoqëri dhe me një rol aktiv. Me programin e rimëkëmbjes shtetërore, PDK-ja synon të realizojë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro dhe rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img