25,04,2024

Reçica: Demonstratat e 23 Marsit 1989, rezistencë unike për mbrojtjen e të drejtave kombëtare

Must Read

Deputeti Elmi Reçica në ditën e shënimit të  30 vjetorit  të demonstratave  të organizuara nga grat e fshatit Balaj e ka quajtur  simbol të një rezistence unike   për mbrojtjen  e vetëdijesimit  popullorë   si akt i rrezistencë së mohimit të të drejtave  të shqiptarëve  dhe  ndryshimet Kushtetuese të vitit 1989.

“Madhështia e kësaj ngjarje qëndron në faktin se kjo demonstratë po zhvillohej më 23 mars të vitit 1989, pikërisht në ditën kur po mohoheshin dhe cenoheshin të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, të realizuara nën masat e terrorit, shtetrrethimit dhe dhunës serbe, përmes votimit nën presion, duke e dëmtuar rëndë pozitën kushtetuese të Kosovës. Në Ferizaj po manifestohej e po shprehej haptas kundërshtimi i suprimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës dhe të vendimeve kundër shqiptarëve, demonstrata ndodhi vetëm në Ferizaj, në Ferizajn e organizimeve dhe vendimeve të shumta kombëtare, në Ferizajn e Kuvendit të vitit 1908 për krijimin e shtetit shqiptar, në Ferizajn e 1945 me ngjarje të rëndësishme historike e të veprimtarisë së NDSH-së së bashkimit kombëtar, në Ferizajn e martirit të kombit Gjon Serreçit, në Ferizajn e demonstratave masive kombëtare të viteve 1968, 1979 1981, 1982 e të viteve 90-ta, në Ferizajn e luftës heroike të UÇK-së” ka shkruar Reçica.

Ky është postimi i plotë i deputetit Elmi Reçica

Në shënim të 30 vjetorit të demonstratave të cilat ishin organizuar nga gratë dhe vajzat e Balajve, demonstrata të cilat u shtrinë dhe patën jehonë në fshatra tjera si dhe në Ferizaj e më gjërë.

Organizimi i këtyre demonstratave të 23 marsit 1989 nga gratë dhe vajzat e Balajve të Ferizajt, pa dyshim se paraqet rezistencë unikale për mbrojtjen e vetëdijësimit popullor të shprehur përmes kundërshtimit të mohimit të drejtave shqiptare, ngjarje që shënon shprehjen e refuzimit të plotë ndaj ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989 si dhe dhunës së vazhdueshme të ushtruar ndaj shqiptarëve nga ana e agresionit serb.

Madhështia e kësaj ngjarje qëndron në faktin se kjo demonstratë po zhvillohej më 23 mars të vitit 1989, pikërisht në ditën kur po mohoheshin dhe cenoheshin të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, të realizuara nën masat e terrorit, shtetrrethimit dhe dhunës serbe, përmes votimit nën presion, duke e dëmtuar rëndë pozitën kushtetuese të Kosovës.

Në Ferizaj po manifestohej e po shprehej haptas kundërshtimi i suprimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës dhe të vendimeve kundër shqiptarëve, demonstrata ndodhi vetëm në Ferizaj, në Ferizajn e organizimeve dhe vendimeve të shumta kombëtare, në Ferizajn e Kuvendit të vitit 1908 për krijimin e shtetit shqiptar, në Ferizajn e 1945 me ngjarje të rëndësishme historike e të veprimtarisë së NDSH-së së bashkimit kombëtar, në Ferizajn e martirit të kombit Gjon Serreçit, në Ferizajn e demonstratave masive kombëtare të viteve 1968, 1979 1981, 1982 e të viteve 90-ta, në Ferizajn e luftës heroike të UÇK-së.

E kujtojmë, respektojmë dhe vlerësojmë pa masë këtë ngjarje tejet të rëndësishme e cila qe përhapur anembanë Kosovës tek të gjitha shtresat popullore duke i fuqizuar kërkesat dhe kauzën kombëtare e cila rezultoi me liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës.

Elmi Reçica

Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img