19,04,2024

Reagon PDAK: Në PAI aderuan vetëm 4 aktivistë, degët janë funksionale dhe kanë udhëheqësitë e tyre

Must Read

Pas lajmit për aderim të katër degëve të PDAK-së në PAI ka reaguar kryesia e PDAK-së e cila këtë e ka quajtur vetëm si marketing të PAI-së. Në komunikatën lëshuar nga PDAK thuhet se  anëtarët të cilët dje aderuan në PAI janë vetëm 4 aktivistë të dhe  asnjëri nga të larguarit  nuk ka qenë pjesë e organeve drejtuese të  PDAK-së.

Komunikata e plotë e PDAK-së (Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës)

 Për ta njoftuar më hollësisht opinionin publik rreth aderimi të djeshëm, të 4 aktivistëve të degëve të PDAK-së në Prizren dhe Suharekë . PDAK lēshon këtë :

 KOMUNIKATË PUBLIKE.

 PDAK shpreh keqardhjen e saj lidhur me të pavërtetat dhe shpifjet të cilat i kanë ngritur dje gjatë aderimit 4 aktivistëve  të PDAK në PAI. Vlen të theksohet që asnjëri nga të larguarit nuk ka qenë pjesë e organeve drejtuese të partisë  dhe aderimi i tyre ka qenë personal dhe jo me degët e PDAK-së nga qytetet që vin ata.

Degët në këto dy komuna ekzistojn dhe kanë përfaqësuesit e tyre tani më të zgjedhur në Prizren z.Hasan Doganin dhe në Suharekë z.Leotrim Shabanaj.

 Aderimin e djeshëm nuk mund ta quajm asgjë tjetër përveq variantit të vetëm të mbetur të atij grupi për të aderuar dikun tjetër, pasi që organet tona u suspenduan nga pozita e Këshilltarit në MDIS z.Gani Elshanin,përshkak klanit të tij i cili veproi kundër inetresave politike të PDAK-së dhe iniciativës së tij për formimin e partisë së re,dhe marveshjes së tij me PAI-në si kusht për tu bërë zv.Ministër në MBPZHR për ta larguar z.Jeton Eminit nga kjo pozitë qeveritare.

PDAK vazhdon të qendroj fuqishëm në përfaqësim në tërë Kosovën,edhe në zonën Rrafshit të Dugagjinit , pasi që mbrenda këtyre javëve ka pasur dhjetra aderime të reja  dhe largimi i 4 aktivistëve të PDAK-së në këtë moment nuk luan rol të rëndësishëm dhe nuk e dëmton aspak interesin politik të PDAK-së.

PDAK konsideron që shpifjet e djeshme karshi sajë janë të papranueshem dhe të një niveli të ulët njerzor.

Sinqerisht :PDAK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img