Ferizaj

Reagon LDK: Publikimi i listës me 500 vende të lira pune abuzim publik me varfërinë e qytetarëve


Publikuar më:


Pas publikimit të marrëveshjes së kryetarit të Ferizajt Agim Aliu me bizneset ferizajase  për krijimin e një liste  me 500 vende të lira pune ka reaguar kryetari I LDK-së Muharrem Svarqa.

I pari i LDKSë në Ferizaj, këtë listë e ka quajtur abuzim publik me varfërinë ë qytetarëve.

Përpilimin e kësaj liste me 500 vende të lira pune dhe me pagë  minimale 300 euro në marrëveshje me bizneset, Svarqa e ka cilësuar si  përzierje në procedurat e punësimit në sektorin privat dhe ndërhyrje në  caktimin e pagës minimale.

“Kryelajmi i Kosovës që u dha sot, ishte se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në bashkëpunim me bizneset ferizajase, ofron 500 vende pune, me pagë minimale 300 euro! 
Në vende se të merret me menaxhimin e komunës, sipas ligjit, ai paska vendosur të merret me ndërmjetësimin e tij në punësime në sektorin privat! Ndërkaq, sipas ligjeve tona në fuqi, punësimet në kompanitë private, caktimin e vlerës së punës dhe të pagave në këtë sektor, e bën tregu i punës, konkurrenca, oferta e kërkesa dhe konkurset publike. Shteti cakton vetëm pagën minimale” ka thënë Svarqa.

Këtë veprim Svarqa e ka quajtur të kundërligjshëm dhe ka paralajmëruar  që përmes  asamblistëve të LDK-së  në Asamblenë komunale do të  kërkoj mbrojtjen e punëtorëve   dhe mbrojtjen e ligjshmërisë  përmes MAPL-së,

“Ndërhyrja e kundërligjeshme në sektorin privat, është regres i llojit të vet dhe tash e tutje Agim Aliu duhet të propozojë legalizimin e zyrës se tij të punësimit dhe suprimimin e zyrës rajonale të punësimit, në menyrë që centalizimi i punësimit të bëhet formal. Në të kundërtën grupi i asamblistëve të LDK-së, do të kerkojë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mbrojtjen e ligjshmërisë përmes MAPL- së, në interes të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve ferizajas” ka thënë Svarqa.

“Po ia përkujtojme Agim Aliut dhe gjithë të tjerëve që mendojnë si ai, se institucioni i Komunës është i obliguar që të krijojë lehtësira për bizneset, që t’ua rregullojë infrastrukturën, t’u ofrojë hapësira e qasje, por jo edhe t’i menaxhojë ato dhe t’ua caktojë se kend duhet punësuar, e kend jo. Ky është kulmi i përpjekjeve për instumentalizimin e njerëzve në nevojë dhe të institucionit të Komunës, për nevojat e pushtetit. Por, fatkeqësisht, kjo ka mundësi që të shndërrohet në normë. Hapat e parë, për fat të keq, tashmë janë bërë.” ka thënë Svarqa..

To Top