25,04,2024

Reagon deputetja Haxhiu pas shpërblimit të prokurores Zejnullahu

Must Read

albulena-haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje,  Albulena Haxhiu  ka reaguar në lidhje me shpërblimin e Prokurores, Fikrije Fejzullahu, përmes një postimi në rrjetin social në facebook, ku ajo thotë se prokurorët nuk po shpërblehen kur kryejnë me përgjegjësi detyrat që bartin apo kur ata e luftojnë korrupsionin.

“Nuk dua të merrem me profesionalizmin e saj sepse nuk e ndjejë veten kompetente por jam e bindur se e njëjta nuk do ta merrte këtë çmim po të mos merrej me ne. Regjimi autoritar të shpërblen kur i bindesh! Kështu ndodhi edhe kësaj radhe.” ka shtuar ajo më tutje.

Ky është reagimi i plotë i Haxhiut

“Ndoshta prokurorët duhet të shpërblehen kur kryejnë me përgjegjësi detyrat që bartin sidomos nëse luftojnë të korruptuarit që u pasuruan në kurriz të qytetarëve të varfër. Kjo nuk ka ndodhur për fat të keq!
Prokuroren Fikrije Fejzullahu nuk e kam njohur më parë. E njoha në kohën kur po merresha në pyetje nga ajo për veprimet politike në Kuvendin e Republikës (këtë ja pata thënë edhe zonjës Fejzullahu). Nuk e njoha më parë sepse nuk kam dëgjuar ta ketë dërguar në burg ndonjë zyrtarë të lartë për përfitimet e paligjshne.
Nuk dua të merrem me profesionalizmin e saj sepse nuk e ndjejë veten kompetente por jam e bindur se e njëjta nuk do ta merrte këtë çmim po të mos merrej me ne. Regjimi autoritar të shpërblen kur i bindesh! Kështu ndodhi edhe kësaj radhe.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img