Ferizaj

Reagon “Demokracia Studentore” – (Video e sulmit përballë universitetit në Ferizaj)


Publikuar më:


Shpifjet e Rektorit dhe Kryetarit të Parlamentit Studentore të UShAF-së

“Demokracia Studentore” përmes një komunikate ka bërë reagimin e saj këtë të Enjte duke demantuar kështu fjalët e Rektorit dhe Kryetari të Parlamentit Studentor në UShAF, të cilat nuk qëndrojnë sipas kësaj organizate. Më poshtë keni reagimin lëshuar nga “Demokracia Studentore”.

Demokracia Studentore në zgjedhjet e fundit të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të cilat janë mbajur më 6 Janar 2016 ka dalur fituese e zgjedhjeve me 43.34% të votave dhe aktualisht i ka 4 nga 9 anëtarët e Parlamentit të Studentëve në këtë Universitet, që vërteton se krerët e kësaj organizate janë studentë në USHAF.

USHAF me iniciativën e ish-Kryetarit të Kësillit Studentor  Mexhid Ramusa ka kërkuar nga Kuvendi Komunal i Ferizajt që të ndahet hapësira përballë Universitetit për Mensë dhe Konvikte duke pasur parasysh se është i vetmi Universitet pa Mensë dhe Konvikte dhe kjo është anuluar për arsye se Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj duke e politizuar dhe manovruar me MASHT duke marrur kështu nën kotroll këtë Universitet nuk kishte përzgjedhur e Krytarin e Komunës së Ferizajt në Bordin Themelues të Universitetit duke bërë dallime nga të gjitha Universitetet Publike në Kosovë.

Rektori z. Agron Bajraktari ka inate personale me Kryetarin e “Demokracisë Studentore” për arsye se Kryetari i kësaj organizate z. Mexhid Ramusa ka kërkuar që mos të ketë mungesa të profesorëve të cilët janë në pozita të larta drejtuese në institucione publike dhe private. Njëri prej sherreve të cilat janë përplasur ndërmjet Rektorit Bajraktari dhe Krytarit Ramusa ka qenë kur Profesori Kushtrim Cukaj mik i afërm i Rektorit Bajraktari nuk kishte mbatur gjatë një semestri më shumë se 2 ligjerata nga 15 sosh dhe duke kërkuar nga Rektori Bajraktari që të punsuarit në USHAF të jenë Kryesisht nga Regjioni i Ferizajt dhe jo nga Regjionet e tjera të Kosovës, dhe me këtë rast Krytari i atëherëshëm i Këshillit Studentor z. Mexhid Ramusa është kërcnuar nga Rektori me premtimin e tij se kam  për të përjashtuar nga Fakulteti dhe Rektori pas pak  ditësh organizon një sulm brenda Universitetit të Shekncave të Aplikuara në Ferizaj përmes Kryetarit aktual të Parlamentit Studentore duke sulmuar fizikisht dhe duke kërcënuar me jetë Sekretarin e Këshillit Studentor z. Milaim Nuhiu i cili njihet për afërsinë që ka me Kryetarin Ramusa i cili është edhe Sekretar i Përgjithshëm i organizatës fituese të zgjedhjeve për Parlament Studentor në USHAF asaj të “Demokracisë Studentore” i cili njëkohësisht ishte edhe përfaqësues i studentëve në Këshillin Drejtues të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Përveç që manuvruan me rastin duke mbyllur në paqe ata nuk hapën asnjë lëndë në Komisionin disiplinor, i cili në ligjin për arsmin universitar në raste të tilla përjashtohet automatikisht. Dhe pas këtij sulmi Rektori Bajraktari nuk ka marrur asnjë masë, por përkundrazi i ndihmoi edhe duke hapur organizata studentore për të marrë kontrollin në USHAF.

Ne jemi shumë të habitur se një student i cili ka dosje në Policinë e Kosovës dhe në Gjykatë që ka sulmuar organet universitare, konkretisht Sekretarin e Këshillit Studentor që njëkohësisht ishte edhe përfaqësues i Studentëve në Këshillin e Fakultetit të ndihmohet që të jetë përfaqësues i studentëve nga Rektori për arsye që ta kontrollojë Universitetin, dhe ne e konsiderojmë një krim për studentë. “Demokracia Studentore” çdo herë do t’i mbrojë të drejtat e studentëve dhe nuk do të ndalet nga askush pa marrë parasysh kërcënimet e sulmet që na u bëhen neve.

Të gjithë e dimë që Rektori i Universitetit Publik në Ferizaj ka qenë njëri nga Prorektoret e Ibrahim Gashit i cili u sharkua nga studentët për afera korruptive, shto kësaj që Rektori drenicak z. Bajraktari ka të afërme familjare Nënkrytarën e Parlamentit Studentor  të cilën e bëri edhe Nënkryetare të Unionit të Studentëve të Kosovës dhe gjithashtu Kryetari i këtij Unioni është një kusheri i Rektorit Bajraktari.

Rektor ju jeni nga Drenica dhe ne të kemi pritur si mik ashtu siç e kanë zakon banorët e Ferizajt të presim një të huaj dhe ju po prekni interesat studentëve dhe interesat e qytetit tonë duke manipuluar me stafin akademik. Ju nuk mudeni ta duani vendin tim më shumë se ne, ju keni punësuar shumë miq e shok në këtë Universitet dhe ne kemi qenë kundër kësaj, andaj nuk i’a vlenë që për inate personale të hakmirreni kundër Mensës dhe Konvikteve sepse po mos të ishin studentët në këtë Universitet ju do të mbeteshit jashtë që nga koha kur u shkarkuat bashkë me ish-Rektorin e UP-së z. Ibrahim Gashi, mos e shikoni Universitetin si interes sepse studentët e shohin si vatër që përgatit ata për të udhëhequr shtetin.

Ne asnjëherë nuk do të ndalemi deri sa të vihet në vend drejtësia.

 

FerizajPress ka siguruar video incizimin e sulmit që është bërë para hyrjes së Universitetit.

 

 

Comments
To Top