28,03,2024

Reagojnë banorët e Fshatit të Vjetër, kjo është e vërteta e historisë së këtij fshati

Must Read

Pas një publikimi  në media  për Fshatin e Vjetër  të komunës së Ferizajt  ka pasur shumë reagime nga banorët e këtij fshati.

Banorët e këtij fshati   kanë dërguar në Ferizajpress edhe një histori të shkrurtër  të Fashatit të Vjetër, për baqnorët e parë,  kolonizimin e këtij fshati dhe familjet e ardhura  nga Sanxhaku,  Nishi e Leskovci.

Një histori e shkurtër për Fshatin e Vjetër(1878)

Shtrihet rreth 2 km në juglindje të Ferizajit. Sipërfaqe prej 445 ha e 38 ari. Lartësi mbidetare 560 m.
Vendbanimi i vjetër ishte vendosur në pjesën kodrinore në jug të fshatit. Në këtë pjesë ende gjenden gërmadhat e një kishe të vjetër katolike.
Mikrotoponimet karakteristike janë: Te kisha, Mali i Kishës, Lugu i Kishës, Ara te Bunari, Ara e Zabelit, Ara e Bregut, Ara e Vades, Ara e Utrinës, Ara e Razojve, Ledina e Ramës, Krojet, Kodra e Lisit, Ara e Muhaxhirve, etj.

Thuhet se deri në vitin 1850 ky vendbanim i vjetër ishte i banuar me shqipëtar. Në këtë periudhë kohore rruga postare e perandorisë osmane në drejtim të Shkupit kalonte nëpërmes fshatit. Pas vrasjës së një postjeri (tatari) pushtuesit osman dogjën dhe shkatërruan në tërësi fshatin, banorët u detyruan të ikin dhe vendosen diku afër Tetovës.

Në vitin 1878, kur edhe filloi dëbimi i dhunshëm i shqipëtarve të Sanxhakut të Nishit për në Turqi. Një numër i muhaxhirëve të perndjekur u vendosen në pjesën veriore, diku 1 kilometer nga vendbanimi i vjetër. Sipas shënimeve topografike se aty kishte një vendbanim të vjetër, për herë të parë ky vendbanim emërtohet Fshati i Vjetër (Starasellë).

Familjet e para muhaxhire që vendosen në fshat në vitin 1878 ishin:
Magash,
Hasanovc,
Statovc,
Çukovc,
Obrazhd,
Mihalic,
Muhazop,
Zhinipotok dhe
Merlakët.

Në Fshatin e Vjetër, në vitin 1912 ndodhi një masakër në popullatë dhe mizorisht u vranë 86 meshkuj banor të fshatit. Pas kësaj ngjarje disa nga këto familje muhaxhire që shpëtuan u zhvendosën në Ferizaj, Gjilan, Sojevë, Shkup, Shqipëri, Siri dhe dy familje u shpërngulen për Turqi.

Në vitin 1919, sipas të ashtuquajturës reforma agrare fillon kolonizimi fshatit nga serbet dhe malazezët. Shumica e tokës së shqipëtarve u merret me dhunë dhe u falet kolonizatorëve sllavë.
Familjet serbe dhe malazeze që kolonizuan Fshatin e Vjetër janë:
1. Nga rrethina e Gacko, Hercegovinë: Perovici (në vitin 1919), Okiljevici (1921), Rudovici (1921), Savici (1921), Gjorovici (1922), Kosutici (1925).
2. Nga rrethi i Nikshiqit: Visnjici (1925), Blagojevici (1925), Tepancevici (1925).
3. Nga rrethina e Shavnik: Axhici (1924). (2)
E vetmja familje serbe që nuk ka përfituar nga kolonizimi i trojeve shqipëtare por ka blerë pasurin është Veljkovicet.

Duke qenë bashkëpjesëmarës në persekutime, dhunës psiqike e fizike ndaj popullatës shqipëtare, në vitet 1961-1965, me rënien e Rankovicit këta kolonizues filluan gradualisht të ikin nga Fshati i Vjetër. Duke i shitur tokat, në shumicen e rasteve toka me siperfaqe të mëdha prej 12 hektarësh.
Në këtë periudhë kohore fillon edhe të popullohet fshati, kryesisht nga Anamorava.

Lista e familjeve shqipëtare te ardhur ne Fshatin e Vjetër:
– Leskovci (1961), Mirash. Familja e Sadik Leskovcit.
– Beqiri (1963), Zhiti. Familja e Gani Zhities.
– Halimi (1963), Cernic. Familja e Ramiz Cernices.
– Sylejmani (1963), Remnik. Familja e Arif Remnikit.
– Zeka (1963), Livoç. Jabuqt. Familja e Emin Zekës.
– Ismajli (1963), Kashtanjevë. Familja e Halit Kashtanjevës.
– Neziri (1964), Monopolc. Familja e Rifat Monopolcit.
– Bucaliu (1964), Sllakovc. Familja e Islam Buces.
– Bajrami (1964), Talinovc. Familja e Ibush Talinovcit.
– Hasani (1964), Remnik. Familja e Fevzi Hasanit.
– Gavazi (1964), Mirash. Familja e Ibush Gavazit.
– Sopa (1964), Plitkoviç. Familja e Elmi Sopes.
– Mahmuti (1964), Terpez.(Sintull)
– Slishani (1968), Sojevë. Familja e Vehbi Slishanit.
– Fazliu (1968), Devaj. Familja e Halit Devajes.
– Bytyqi (1968), Mirosal. Familja e Hysen Bytyqit.
– Sylejmani (1969), Remnik. Familja e Heset Sylejmanit.
– Rama (1970), Zhiti. Familja e Qazim dhe Isuf Rames.
– Reka (1970), Prelez. Familja e Bajram Rekës.
– Mehmeti (1971), Uglar. Familja e Azem Mehmetit.
-Behluli (1971), Uglar. Familja e Ismet Behlulit.
– Beqiri (1974), Mjak
– Nebihu (1975), Sojeve, Familja e Sadush Sojeves.
– Zefi (1979), Dunav.
– Gashi (1986), Lipjan. Familja e Filip Gashit.
– Govori (1988), Mirash. Familja e Hamit Govorit.
– Arifi (1990), Terpez. Familja e Musa Arifit.
– Caka (1991), Kaçanik. Familja e Bislim Cakes.
– Bytyqi (1992), Mirosal. Familja e Milaim Bytyqit.

Në vitin 1999 Fshati i Vjetër numronte 105 shtëpi shqipëtare, me rreth 970 banorë dhe 13 shtëpi serbe, me 58 banorë.
Në luftën e fundit, nga sulmet barbare të ushtrisë dhe paramilitareve serb dhe në bashkpunim me serbët lokal kolonizues, u vranë dhe u masakruan 13 banorë civil të paarmatosur të fshatit. Ende 3 nga këto viktima civile figurojnë në listën e personave të pagjetureve.
U zunë peng mbi 30 të rinjë të cilët nën kërcnimin e armës dhe dhunës fizike e psiqike u detyruan të hapin istikame me javë te tëra. U dogjën mbi 50 shtëpi dhe shumë te tjera u plaqkiten. Dëbimi perfundimtar i banorëve nga trojet e tyre ndodhi në 14 Prill 1999. Si rezultat i këtyre krimeve pas përfundimit të luftës, serbët kolonizues iken nga Fshati i Vjetër së bashku me hordhit barbare kriminale. Duke marrë me vete plaqkën e luftës së bashku me krimet e luftës që sot e asaj dite mbetën ende të pandëshkuara.
Sot Fshati i Vjetër numëron diku 300 shtëpi shqipëtare me rreth 1700 banorë.

Ing. Naser Beqiri, Fshati i Vjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img