20,04,2024

Reagim i grupit për unifikim të LDK-së në Ferizaj: Aktualisht nuk është e vërtetë që LDK në Ferizaj është e unifikuar

Must Read

Kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj e udhëhequr nga kryetari Muharrem Svarqa, njëherësh zëvendës ministër në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët me struktura të kryesisë dhe kuvendarëve pas disa pakënaqësive të individëve cilat janë publikuar ditë më parë në media.

Edhe pse sot  në medie u publikua  se janë tejkaluar mosmarrëveshjet  dhe është arritur një unitet sërish  ka pasur reagime  edhe në lidhje me rrjedhën e këtij takimi.

 Ky reagim është bërë në emër të grupit për unifikim ku është thënë se “Aktualisht nuk është e vërtetë që LDK në Ferizaj është e unifikuar, gjithashtu sikur që është e vërtetë që ekziston iniciativa për unifikimin e partisë e cila nuk përbëhet vetem prej asambleistëve por është shumë më i gjerë dhe postimi i bërë nuk paraqet ate që kemi diskutuar dhe gjendjen faktike”

Ky është reagimi i plotë i grupit të inisiativës për unifikimin e LDK-së në Ferizaj.

REAGIM!

Shumë të pa vërteta brenda këtij statusi.

Ka patur disa vota abstenime në zgjedhjen e nënkryetarëve, ndërsa do të kishte edhe më shumë vota kundër sikur të votohej për secilin veç e veç.

Aktualisht nuk është e vërtetë që LDK në Ferizaj është e unifikuar, gjithashtu sikur që është e vërtetë që ekziston iniciativa për unifikimin e partisë e cila nuk përbëhet vetem prej asambleistëve por është shumë më i gjerë dhe postimi i bërë nuk paraqet ate që kemi diskutuar dhe gjendjen faktike, bile edhe fotoja jonë është publikuar pa lejën tonë, gjë për të cilën u premtuam edhe nga vetë publikuesi.

Kjo iniciativë unifikuese është në frymën e Qeverisë Hoti, por jo edhe nëkryetarët e sapo zgjedhur!

https://www.facebook.com/ridvan.nebihu/posts/10220715512410499
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img