25,04,2024

Rashit Qalaj, drejtori i aksioneve të rëndësishme të Kosovës i cili u shkarkua nga kryeminsitri Hoti

Must Read

Në vendimet e ditës së djeshme të kryeminsitrit të Kosovës, Avdullah Hoti, u shkarkuan disa nga krerët e institucioneve të rëndësishme të vendit tonë. Një ndër ta ishte edhe shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ky vendim nuk u tejkalua lehtë pa u komentuar edhe nga përfaqësuesit e disa nga partive në vend. Disa prej tyre e quajtën cënim të rëndë për një nga institucionet më të pavarura të shtetit e disa edhe si akt hakmarrjeje.

Këtë të fundit, PDK dhe VV e theksuan qartë me komunikatat e tyre pasi që, sipas tyre, ky reagim erdhi pas arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

“Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së”, thuhej në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, nga ana e Vetëvendosjes u tha vetëm një fjali, nga deputeti i saj, Mefail Bajqinovci, “Haki Rugova e shkarkoj drejtorin e policisë”.

Pavarësisht rrethanave që tanimë janë vendosur, Rashit Qalaj që nga viti 2018 prej kur u emërua drejtor i Përgjithshëm i PK-së, si triumfues nga pesë propozimet që janë të përcaktuara me ligj, nën qeverinë e Ramush Haradinajt, ai këto dy vite nisi aksione të cilësuara mjaft të mëdha.

Në maj të vitit 2019, ishtë nisur një aksion i gjerë në disa rajone të vendit, kundër kontrandës, keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhënies së ryshfetit e shumcka tjeter, nën urdhërin e drejtorit Qalaj. Prishtina, Peja, Prizreni dhe Mitrovica ishin qytetet kyce të këtij operacioni, në të cilat që nga ora 5 e mëngjesit e deri në mbrëmje urdhëri kundër kontrabandës u zbatua.

Ndërsa në po këtë vit, një muaj më parë, u nis aksioni tjetër, ai i bastisjes në fshatin e Karacevës brenda kazinove, ku edhe janë arrestuar disa zyrtarë të Policisë.

Në tentativën për të vënë rend dhe ligj në vend gjë që e kishte nisur pikërisht nga policia, si duket, kryeminsitrit nuk iu është dukur mjaftë e arsyeshme vazhdimi i punës nga ana e Qalajt, pozitë kjo që kishte mbetur e zbrazët tash e sa muaj, pasi Shpend Maxhuni ishte emëruar shef i AKI-së.

Ish-drejtori ka dhënë kontributin e tij në sektorin e sigurisë tash e 18 vite, kur në vitin 2000 ishte bërë polic në akademinë policore në Vushtrri.

Pas pak ditësh, më 17 qershor të po atij viti ai kaloi në Stacionin policor të Lipjanit, për t’u graduar si rreshter më 30 maj të 2002-tës.

Pas një viti, më 27 qershor 2003, Qalaj u gradua me gradën toger, kurse me 17 janar 2005 rritet në pozitë, duke u bërë kapiten.

Po atë vit, më 7 mars 2005 ai vazhdon të përparoj me punën e tij, pasi emërohet komandant i stacionit policor në Ferizaj.

Pas dy muaj, më saktë me 2 maj 2005, Qalaj bëhet shef i operatives rajonale- DRP në Ferizaj, kurse më 25 janar 2006 gradohet si major.

Ai vazhdimisht ndryshonte pozitat, ku bëhej zv.drejtor i departamenteve të ndryshme rajonale të Ferizaj e deri në arritjen e pozitës së fundit që kishte

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img