24,04,2024

Raporti i policisë: 146 aksidente e mbi 5 mijë gjoba vetëm gjatë nëntorit

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit Nëntor-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 1686 gjoba 
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,41 gjoba
  • Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore- 22 gjoba
  • Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit- 14 gjoba
  • Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba 
  • Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 124 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 169 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 127 gjoba
  •  Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 14 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 794 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 271 gjoba
  • Parkingjet e parregullta, 340 gjoba
  • Pajisjet dimërore, 11 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 2155 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 62 shoferëve

Vazhdim i masës mbrojtëse ( heqje e patent shoferit), 41 shoferëve

          Gjithsej , 5770 gjoba 

Ndërsa,janë raportuar 146 aksidente: 

  • Aksidente fatale , 2
  • Aksidente me lëndime, 52
  • Aksidente me dëme materiale. 92

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img