25,04,2024

Ramush Haradinaj: Marrëveshja e djeshme, opsion i përbashkët për t’i fituar zgjedhjet

Must Read

ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-8_4607 (1)

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i ftuar në Zonën B të Klan Kosovës.

Haradinaj ka folur për koalicionin e lidhur dje me NISMA-n për Kosovë.

“Tani ne bashkë paraqesim një opsion, me mundësi me qenë edhe opsioni fitues i zgjedhjeve”.

“Në fakt nuk është kjo arritja është nisja, ne rrugëtojmë bashkë si opozitë në partneritet me NISMA-n kemi rrugëtuar edhe me Vetëvendosjen. Ne kemi formalizu bashkëpunimin e mëtejmë edhe në rast të zgjedhjeve ne shkojmë bashkë në zgjedhje”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se për të qenë opsion fitues kemi ende rrugë për të bërë, partner të tjerë, bashkëpunim edhe me strukturat të caktume politike me parti në rast se është situata, pa jemi të vetëdijshëm që jemi në rrugë e sipër, pra nuk e precizojmë saktë si mundet me ndodh ky partneritet, megjithatë unë kam marr urime, përshëndetje, telefonata duke na thënë ju lutem mos u ndalni në këtë rrugë”.

“Projekti është ndryshim, opsioni i fitores po i tërheq më shumë ka plotë të interesuam, ne jemi të hapur dhe nuk po përjetojmë me qenë afër secilës e secilit”.

Haradinaj ka thënë se e vlerëson bashkëpunimin që kishin me Lëvizjen Vetëvendosje, por thotë se në ndërtimin e një opsioni për të ardhmen kanë dallime.

“Ne kemi vlerësuar mirë ose lartë angazhimin e VV-së në kundërshtim të marrëveshjeve që janë të gabueshme të rrezikshme Demarkacionit, Zajednicës mirë në ndërtim të një opsioni për të ardhmen kemi dallime në vizionin si e shohim Kosovën kemi dallim edhe si vihet deri te ndryshimi”.

Ndërsa thotë se janë të hapur për bashkëpunim të hapur me secilin.

“Por ashtu siç do parti ne jemi të hapur për partnerit për figura të ndryshme dhe mirëpresim partneritetin me secilin”.

“Por në rast të zgjedhjeve ndryshimi ndodh nëse një opsion i rrjedhun nga opzoita fiton, ndryshe s’ka si bëhët ndryshimi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img