20,04,2024

Ramush Haradinaj: Kemi rritje për 5 për qind

Must Read

Ramush-Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se partia e tij ka një rritje shumë të madhe. Ai duke folur për ikjet e fundit nga AAK të disa prej deputetëve të saj, në emisionin Zona B në Klan Kosova, ka theksuar se ata me vete nuk kanë marrë vota.

“Ne sipas sondazheve kemi një rritje të konsiderueshme. Krahasuar sondazhin e parafundit me këtë të fundit kemi një rritje prej 5 për qind”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ndër të tjera ka thënë se kanë pasur mundësi që të marrin deputetë të pavarur dhe të partive tjera opozitare, por këtë ka shtuar ai, nuk kanë dashur ta bëjnë.

“Donika ka ikur në mënyrë të keqe. Ajo ka mundur të vinte në Kryesi dhe të thoshte se rrugët tona janë të ndara”, tha ai. . Gazeta Blic

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img