26,04,2024

Ramadani: Vit i suksesshëm i administratës komunale

Must Read

Drejtorja e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, paraditen e sotme, përmes konferencës për media, shpalosi të arriturat në këtë sektor komunal si dhe planet që synohen të realizohen gjatë këtij viti.

Përveç vlerësimit si një vit i suksesshëm për shërbimet që ofron Komuna e Ferizajt, drejtorja e drejtorisë, Aurora Ramadani bëri të ditura edhe sfidat me të cilat janë ballafaqur si sektor gjatë viti që lamë pas. Ajo shtoi se organet e administratës komunale kanë shënuar suksese domethënëse në kuptimin e shërbimit të shpejt e efikas për qytetarët, paçka statistikisht paraqiti edhe kërkesat për shërbime të ndryshme të parashtruara nga qytetarët.

Modernizimi i shërbimeve të administratës komunale, rritja e gamës së veprimeve në drejtim të procesit të digjitalizimit të fondit arkivor si dhe dokumentacioneve tjera zyrtare janë vetëm disa nga synimet e kësaj drejtorie që këtë vit do të realizohen.

Detajet gjeni në videon e plotë të konferencën për media të drejtores së Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img