25,04,2024

Ramadani: Kosova t’i drejtojë zyrtarisht kërkesat shtetërore Qeverisë Amerikane

Must Read

Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, me rastin e përvjetorit të pavarsisë së SHBA-ve ka thënë se është momenti më i duhur që institucionet e Kosovës të drejtojnë edhe zyrtarisht kërkesat shtetërore për Qeverinë Amerikane.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se lidhja speciale midis Kosovës dhe SHBA-ve është historike dhe qytetare, bazuar në vlerat e lirisë, dinjitetit, paqes dhe demokracisë.

Postimi i plotë:

Të konkretizohet lidhja speciale Kosovë-SHBA
Lidhja speciale midis Kosovës dhe SHBA-ve është historike dhe qytetare, bazuar në vlerat e lirisë, dinjitetit, paqes dhe demokracisë.
Populli dhe institucionet e Kosovës janë përkrahësit më të fuqishëm për politikat amerikane të jashtme dhe të sigurisë, sikurse edhe për vlerat fundamentale demokratike.
Besoj se është momenti më i duhur që institucionet e Kosovës të drejtojnë edhe zyrtarisht kërkesat shtetërore për Qeverinë Amerikane:
1. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane vendosjen e prezencës së përhershme ushtarake.
(Për këtë qëllim, Kosova i ofron hapësirën territoriale në mënyrë të plotë dhe të pakufizuar, si dhe merr përsipër përmbushjen e kornizës ligjore të nevojshme.)
2. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane mbështetjen për një Plan Gjithëpërfshirës në Ekonomi, Arsim dhe Kapacitete Institucionale 2018-2028.
(Për këtë qëllim, Kosova do të themelojë një ekip gjithëpërfshirës në nivel ekspertësh.)
3. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
(Për këtë qëllim, institucionet e Kosovës do të fillojnë shqyrtimin e detajshëm dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.)
4. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane inkurajimin e ndërmarrjeve të fuqishme për investime direkte në Kosovë.
(Për këtë qëllim, institucionet e Kosovës do të përgatisin planin gjithëpërfshirës për ofrimin e bashkë-investimit të arsyeshëm dhe dobiprurës në resurset natyrore të veçanta për Kosovën dhe rajonin.)
Urime 4 Korrikun!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img