19,04,2024

Rama: Ushtarakëve ua rikthyem dinjitetin e nëpërkëmbur

Must Read
Edi Rama

“Që prej 2009 mbanit një detyrim për t’i kthyer para shtetit dhe jo pak para, pasi Shqipëria u fut në NATO dhe kur mendojmë se ua kemi hequr këtë barrë nga shpina, është një arsye për t’u ndjerë krenar dhe jo për t’u shprehur këtu arritjen e një destinacioni të pamundur”, tha Rama.

Ai shtoi ndër të tjera se qeveria e kaluar hoqi pagesat ushqimore për ushtarakët dhe i përdori lekët për të blerë pajisje përgjimi.

“Patjetër që nuk është pak dhe nuk mund të mos jetë arsye për të qenë krenar që kemi bërë hap pas hapi për të vënë në vend dinjitetit, duke kthyer kompensimin mujor për ushqimin, që ishte hequr. Po si mund të jemi të kënaqur me këtë në shekullin e XXI. Ju e dini më mirë se unë se Ministria e Mbrojtjes akumuloi 16 milionë euro borxhe për shërbime të papaguara ndaj të tretëve. Ndërkohë që u ndërpre dhe kompensimi për ushqimin, u blenë aparatura për përgjimin që si duheshin dreqit. Është e shkuara dhe ne s’kemi se si mos të ndihemi mirë që këto gjera i kemi korrigjuar në proces”, theksoi kryeministri.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img