19,04,2024

Rama paralajmëron burg për ndërtuesit, invesitorët dhe arkitektët

Must Read

Kryeministri Edi Rama tha se familjet e prekura nga tërmeti do të ndahen në dy kategori të cilat do jenë mirëkuptues.

“Problematikat ku duhet të përqendrohemi është regjistrimi i familjeve të prekura. Dy kategori do jenë mirëkuptues, familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin. Kategoria tjetër është ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh. Është kategoria e identifikuar paraprakisht.Para dy javësh kemi pasur edhe një takim për të parë si mund të adresojmë këto familje. Edhe këto familje nuk mund të hyjnë te ata që janë prekur nga tërmeti. Për personat në kampe në hotele do bëhet përputhja me shtëpinë e tyre. Ata që janë aty si shkak i ankthit do trajtohen edhe me psikologë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Vendimi i qeverisë pritet të merret pas tërmetit që ra me 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ndërsa janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa e shumë pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”-deklaroi Rama.

 Rama ka përmendur zonat më të dëmtuara në tërmeti. Ai tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.

“Në bllokun e pallateve në Urën e Daljanit, rruga Aleksandër Goga, Shkozet, thumanë Bubq dhe Manzë. Në Tiranë 1192 banesa që kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8  shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësorë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë ka bërë me dije gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Vendimi i qeverisë pritet të merret pas tërmetit që ra me 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ndërsa janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa e shumë pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

“7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”-deklaroi Rama.

Rama ka përmendur zonat më të dëmtuara në tërmeti. Ai tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.

“Në bllokun e pallateve në Urën e Daljanit, rruga Aleksandër Goga, Shkozet, thumanë Bubq dhe Manzë. Në Tiranë 1192 banesa që kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8  shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësorë”, tha Rama.

Ndërsa në Durrës Rama tha se 19 ndërtesa të dëmtuara janë të pabanueshme 12 prej të cilave do të prishen.

“Në Durrës kemi 19 ndërtesa të mëdha të dëmtuara, të pabanueshme, 12 prej tyre do prishen. Dje është shembur i pari për 7 të tjerët do presim një raport të huaj që të kemi garanci të plota. Duhet të angazhojmë të gjithë inxhinierët, por duhet të kemi kujdes nga abuzimi. Kjo do të monitorohet nga një kontroll i dyfishtë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se 2472 persona janë akomoduar në hotele duke nisur nga Durrësi në Gjirokastër, mes tyre persona që i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti por edhe të tjerë të cilët në një gjendje ankthi nuk duan të qëndrojnë në shtëpi.

“Personat në hotele 2472, harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi në Gjirokastër. Një pjesë e tyre nuk kanë humbur plotësisht shtëpinë, por janë në kushte frike që nuk  lidhen me patjetër me qëndrueshmërinë e godinës por ne nuk do të lëmë pa i shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje për t’u trajtuar në afat të gjatë sepse një pjesë do duan vetë të kthehen në normalitet. Shumë shpejt do kemi raportin për qëndrueshmërinë e banesës. Grupet franceze, greke dhe italiane janë në terren për të vlerësuar banesat. Njerëzit duhet ta kuptojnë se krisjet nuk janë për një situatë kritike. E rëndësishme është struktura mbajtëse. Raportet të jenë të kujdesshme dhe të sakta. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka kontaktuar me homologët për të sjellë ekipi të tjerë, ekipi lituanez, bullgar vijnë sot. Nuk duhet të kemi mbivendosjen dhe asnjë minutë kohë të humbur“, tha Rama.

 Rama tha se aktualisht në spitale marrin mjekim 41 persona të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti.

“Aktualisht në spitale marrin ndihmë mjekësore 41 persona, 34 në spitalin e Traumës, 4 në Durrës, 3 jashtë vendit dhe disa në një vëzhgim intensiv për të parë ecurinë ndërkohë që janë gati transferimet në rast se do e kërkojnë mjekët”, tha Rama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img