29,03,2024

Rama në ShBA flet për të arriturat e FSK-së

Must Read

3-gjeneral-rama-ne-takim-me-gjeneralin-orr-garda-e-aiowes

​Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Aiovës, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Me këtë rast, gjenerallejtënant Rrahman Rama fillimisht u prit nga Guvernatori i shtetit Aiova,Terry E. Branstad, takim ky i cili ishte edhe konfirmim për vazhdimin e bashkëpunimit në kudër të partneritetit shtetëror të Republikës së Kosovës me shtetin e Aiovës së SHBA-ve.

Fillimisht, gjeneral Rama e falënderoi Guvernatorin Branstadpër përkrahjen që shteti i Aiovës i ka dhënë dhe po vazhdon ti jap, gjatë këtyre viteve, shtetit të Kosovës si dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në veçanti, duke e njoftuar Guvernatorin edhe për zhvillimin, të arriturat si dhe planet për të ardhmen e FSK-së e gjithashtu.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, si dhe Guvernatori i shtetit Aiova, Terry Brandstad në takim u shprehen të gatshëm për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në kuadër të ,,Partneritetit shtetëror Kosova – Aiova’’.

Më tej gjatë vizitës në ShBA, komandanti i FSK- së, gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilloi takim edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timothy Orr.

Gjeneral Rama e falënderoi gjeneralin Orr për përkrahjen që Garda Kombëtare e shtetit Aiova ka dhënë për FSK-nëe gjithashtu e njoftoi atë mbi të arriturat e FSK-së si dhe për planet dhe synimet për të ardhmen e saj.

Gjithashtu, në takim me gjeneral Ramën, Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Aiovës, gjeneral Orr konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ë shumë fusha, për të cilat ka gatishmëri nga të dy palët, e që janë të parapara mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Sipas një komunikate të FSK-së, në takimin e delegacionit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në krye me gjeneral Ramën dhe delegacionin pritës të Gardës së Aiovës, u bënë dy prezantime, njëri për të arriturat e FSK-së, e gjithashtu edhe një prezantim i detajuar i bashkë punimit në mes FSK-së dhe Gardës së Aiovës.

Rama dhe delegacioni i Forcës së Sigurisë, Atasheu i FSK-së në ShBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, shefi i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, kolonel Ilir Qeriqi,vizituan edhe ambientet trajnuese dhe stërvitore të Gardës Kombëtare të Aiovës. dhe mundësinë e bashkëpunimit në fushën e trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img