24,04,2024

Raka u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen: Dy vaksinat janë të sigurta, vetëm kështu e mposhtim variantin Delta

Must Read

Mikrobiologu Lul Raka u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që sa më shumë të vaksinohen.

Raka ka thënë se “Efikasiteti i vaksinës kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë”.

“Te varianti Alfa këto shifra janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë”, shkoi Raka.

Ai theksoi se të dyja vaksinat të cilat janë duke u dhënë në Kosovë janë të sigurta, ndërkaq bëri thirrje të mos dëgjohen teoritë konspirative për vaksinat dhe afatin e skadimit.

“I vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneka dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan. Mos rrezikoni jetën Tuaj dhe të afërmve me teori konspirative e dezinformata për vaksinat dhe afatin e skadimit nga askush”, shkruan ndër të tjera mikrobiologu Raka.

Postimi i plotë:

VARIANTIN DELTA E MPOSHTIM VETËM ME VAKSINIM!

Kur u zbulua varianti Delta?

Ky variant u zbulua në Indi, në Dhjetor të vitit 2020. Tashmë, është raportuar në afër 100 shtete të botës dhe është bërë dominant në Indi, Mbretërinë e Bashkuar (MB) dhe Rusi.

A përhapet më lehtë se variantet e tjera?

  1. Shumë më shpejt!

Rezultatet nga Mbretëria e Bashkuar tregojnë që varianti Delta është 55% më i transmetueshëm se sa varianti Alfa (varianti britanik).

Por, rritja e rasteve në Britani nuk është përcjellë me rritjen e hospitalizimeve dhe vdekjeve, pikërisht për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit. Në Qershor shkalla e hospitalizimit ishte 2 persona të hospitalizuar në 100.000 banorë. Gjatë valës paraprake në dimër me variantin britanik, kjo shifër ishte 36 pacientë në 100.000 banorë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img