29,03,2024

Rafuna: Viti 2017, sfidues për Doganën

Must Read
Lulzim Rafuna, drejtor i Doganave

Drejtori i  doganës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për KosovaPress, tha se arsyeja që dogana do të ketë një sfidë për të arrit projeksion që ende është draft,  është hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim  (MSA). Pasi me këtë marrëveshje shumë mallra do të jenë të liruara nga pagesa e taksës doganore nga 9 në 8 përqind, ndërsa, pajisjet e IT-së do të lirohen nga taksat doganore. Ai tha se ka mundësi që këto të hyra të kompensohen në përqendrimin e objektivit të ekonomisë in formale.

Rahuna ka treguar se vitin që vjen përveç lirimeve të mallrave me MSA-në, do të ballafaqohen edhe me lirime për disa mallra të tjera që do të lirohen nga TVSH-ja, por ai thotë se do të mobilizohen që të arrijnë projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Vitin e ardhshëm parashihet që dogana të inkasoj 1 miliard e 100 milionë euro, ndërsa këtë vit kishim 1 miliard e 40 milionë euro. Janë edhe këto politikat e reja fiskale që vinë. Mirëpo përkundër gjitha këtyre lirimeve, Doganës së Kosovës i është ngrit parashikimi ose projeksioni për vitin e ardhshëm . Viti ardhshëm do të jetë shumë sfidues, sepse dogana për herë të parë në këtë vit e tejkalon 1 miliard euro, ose nëse vazhdon me ketë trend siç është sot, siç jemi, unë jam shumë pozitiv që do ta kalojmë edhe projeksionin  siç jemi duke e kaluar edhe tani projeksionin e parapare për vitin 2016. Mirëpo për vitin 2017, neve na duhet që të organizohemi, që të inkasojmë ato të hyra të cilat janë parapa me ligjin e buxhetit për vitin 2017 “, tha Rafuna. Ai ka treguar edhe arsyet në detaje të cilat tregojnë se ndikimi i MSA do të bëjë të veten.

Sipas tij, Dogana këtë vit ka arrit të inkasojnë përtej projeksioneve dhe vitit paraprak. Ndërsa sa i përket bashkimit Doganë-Administratë Tatimore të Kosovës, Rafuna tha se kjo varet krejtësisht prej kabinetit të ministrit të Financave dhe grupeve teknike se kur do të vendoset bashkimi i dy institucioneve. /KosovaPress/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img