28,03,2024

Qyteti turk mbyll dyert për refugjatët sirianë

Must Read

20150824111307826646

Numri i refugjatëve sirian në qytetin turk Kilis, i cili gjendet në kufi me Sirinë është rritur në mënyrë drastike. Ky qytet është ndër vendet e para, në të cilat refugjatët sirianë kërkojnë strehim.

Numri i refugjatëve në këtë qytet ka arritur në 130 mijë sirianë, të cilët kryesisht jetojnë nëpër shtëpi private apo kanë ngritur kampet e tyre. Ky numër kaq i madh i refugjatëve ka filluar të shqetësojë banorët e kësaj zone, të cilët tani kanë mbetur më të paktë në numër. Në këtë zonë jetojnë 90 mijë banorë me origjinë turke.

Ndonëse deri më tani ky qytet ka pritur krahë hapur refugjatë sirianë, për çka është shpërblyer edhe me çmimin Nobel, guvernatori i kësaj province, Suleyman Tapsız, njofton se më nuk mund të pranojnë refugjatë, sepse qyteti tashmë është i stërmbushur nga ta. Ai njofton politikanët evropian se në qytet nuk ka më hapësirë për ata që kërkojnë strehim.

Pas zgjerimit të një kampi, i cili ishte pushtuar plotësisht nga refugjatët, guvernatori i kësaj province kishte paralajmëruar se nuk do të kishte hapësira të tjera për sirianë t, por ata do të zhvendosen në qytete tjera.

Lidhur me këtë situatë të krijuar nga refugjatët, kanë reaguar edhe banorët e kësaj province, të cilët filluan të shqetësohen që kur nga sulmet me raketa u godit ky qytet, ku ishte vrarë një person, duke e çuar numrin e të vdekurve në shtatë vetëm këtë vit.

Në anën tjetër, refugjatët kanë thënë se nuk do të largohen nga kjo zonë, e cila është afër vendlindjes së tyre, Sirisë.

“Unë nuk dua të shkoj në Stamboll, nuk dua të largohem më shumë nga Siria”, rrëfen Amanpour Abdullah, 45 vjeçare, refugjate në këtë zonë.

Kryebashkiaku i këtij qytetit, Hasan Kara ka përmendur vështirësitë me të cilat po përballet qyteti si pasojë e krizës me refugjatë.

“Pastruesit tani mbledhin 160 ton mbeturina në ditë, konsumi i ujit është trefishuar dhe sasia e hapësirës së gjelbër po zvogëlohet dita ditës”, thotë Kara.

E refugjatët thonë se je ta në këtë qytet ka filluar t’u vështirësohet atyre që nga momenti kur kanë filluar bombardimet e militantëve kurdë./kpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img