29,03,2024

Quni demanton deklaratën: Nuk kam shprehur ndonjë qëndrim për Demarkacionin!

Must Read

Njëri ndër deputetët e LDK-së, Anton Quni ka demantuar lajmin se ai do të dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.

Madje, siç ka thënë ai, as që ka dhënë ndonjë deklaratë rreth kësaj çështje.

“Për çështje të rëndësisë nacionale, unë flas në Parlament”, ka shkruar ndër tjerash Quni në profilin e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë:


Per qeshtje te rendesise nacionale une flas ne Parlament!

Te nderuar miq , megjithe konsideraten qe ndjeje per mediat, me duhet te reagoj edhe njehere ndaj daljes se nje lajmi te pavertete ne gazeten “Blic” me titull “Anton Quni del kundër demarkacionit”.

Me kete rast une dua te sqaroj opinionin e gjere se nuk kam shprehur kurrfar qendrimi rreth demarkacionit, as per gazeten Blic, e as per asnje media tjeter, qofte te shkruar apo elektronike.

Une ne vazhdimesi jame treguar i hapur dhe bashkepunues me te gjitha mediat ne Kosove duke e ditur rendesine e tyre dhe vleresuar gjithemone larte punen e angazhimin qe bejne ne te miren e pergjitheshme, por ruajtja e profesionalizmit ne publikimin e lajmeve do te duhet te ishte prioritet i mediave ashtu siq per mua eshte prioritet bashkepunimi me to. Me kete rast sqaroj opinionin e gjere se qendrimet e mija rreth qeshtjeve te interesit nacional, i kame bere gjithmone publike aty ku eshte vendi, aty ku me kane derguar me besimin e tyre votuesit e mij, pra, ne Parlamentin e Kosoves.

Keshtu do te veproj edhe ne lidhje me demarkacionin.

Vetem ne Parlament do ta shprehi qendrimin tim ne lidhje me kete qeshtje, prandaj edhe njehere e potencoj se nuk kam dhene asnje deklarate per “Blic” e as per ndonje media tjeter dhe si i tille lajmi i publikuar sot ne Blic eshte i pavertete.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img