Ferizaj

QKMF nis përgatitjen e listave për vaksinim të stafit shëndetësor


Publikuar më:


Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka nisur hartimin e planit të veprimit për stafin shëndetësor për vaksinim kundër COVID-19. Përmes një njoftimi në Facebook, QKMF ka kërkuar nga stafi shëndetësor i sektorit privat që nga nesër të telefonojnë në numrat 048-555-992 ose 048-555-993 në mënyrë që të fillojë listimi i tyre për vaksinim.

“Afati kohor për evidentim është prej sot 11.03.2021 deri të hënën 15.03.2021 në ora 10:00. Punëtorët që janë të angazhuar në të dy sektorët, publik dhe privat, nuk ka nevojë të paraqiten sepse janë të evidentuar në institucionin publik ku punojnë”, thuhet në njoftim.

Institucionet shëndetësore në Ferizaj muajin e kaluar kanë filluar edhe regjistrimin e personave mbi 65 vjeçar për vaksinën anti-COVID.

To Top