26,04,2024

QKMF në Skenderaj bëhet edhe me një autoambulancë dhuruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi

Must Read

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Skenderaj Enver Gashi, me rastin e pranimit të autoambulancës, në emër të Komunës së Skenderajt ka falënderuar Blerim Selimi për kontributin e tij në sigurimin e këtij automjeti shumë të nevojshëm për rritjen e efikasitetit të shërbimeve emergjente në QKMF.

Ai ka sqaruar se autoambulanca e pranuar sot është e kompletuar me të gjitha paisjet përcjellëse që i nevojiten një automjeti të ndihmë së shpejtë dhe është e gatshme për shërbim për qytetarët.

Ndërsa bashkatdhetari Blerim Selimi u shpreh i lumtur për realizimin e kësaj ndihme për QKMF-në, duke shpresuar se autoambulanca e pranuar do t’u shërbejë qytetarëve të Skenderajt për shërbim të shpejtë dhe efikas.

Vlera e përafërt e autoambulancës së pranuar është rreth 35 mijë euro, ndërsa automjeti me të gjitha paisjet përcjellëse është i gatshëm për shërbime të shpejta dhe transport të pacientëve në rastet emergjente.

QKMF në Skenderaj për dy vite ka përfituar në formë donacion tri autoambulanca falë kontributit të Blerim Selim nga Kuçica e Skenderajt që jeton dhe punon në Suedi. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img