19,04,2024

Qeveria ka shumicën, s’ka nevojë për zgjedhje

Must Read

656X37383405ambasadori_hungarez_2

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Márkusz, ka thënë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik.
Në këtë intervistë për “Epokën e re” Márkusz ka thënë se duhet një bashkëpunim edhe më i thellë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Ai ka thënë se Hungaria deri më tani ka përkrahur arsimin e Kosovës, duke dhënë disa bursa për të rinjtë dhe, sipas tij, ky shtet do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në vendin tonë edhe në të ardhmen. Márkusz, i cili ka një vit që ushtron detyrën e ambasadorit, ka fjalë të mira për miqësinë që ofron Kosova. “Populli i Kosovës, po flas në bazë të asaj që kam parë në Prishtinë, është shumë miqësor”, ka thënë ai.
Ambasadori Márkusz ka folur edhe për proceset integruese të Kosovës. Ai ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) është një fillim për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ai ka shtuar se Kosova nga MSA-ja nuk përfiton shumë shpejt, por suksesi do të shihet brenda viteve. “Ekspertët e Kosovës duhet të punojnë dhe ta njohin tregun e Bashkimit Evropian, të shohin se si funksionon dhe të zhvillojnë strategji për këtë gjë”, është shprehur Márkusz.
Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ambasadori hungarez ka thënë se Kosova është në fazën e fundit për ta pasur liberalizimin e vizave. “Mendoj se Kosova është në fazën e fundit për ta pasur liberalizimin e vizave. Është e sigurt se ky proces është kah fundi. Në një të ardhme vendimi do të jetë pozitiv. Kështu që, mendoj se Qeveria e Kosovës ka bërë shumë punë në këtë drejtim dhe duhet bërë edhe pak punë”, ka deklaruar Márkusz. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës mos t’ia mësyjnë Hungarisë për të kërkuar azil, sepse përgjigjja do të jetë negative. “Nuk ka asnjë shans që si qytetarë të Kosovës të merrni ndonjë përgjigje pozitive për azil në Hungari. Në Kosovë tash nuk ka persekutim nga askush”, ka porositur ambasadori hungarez.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Márkusz, në këtë intervistë ka folur edhe për situatën e fundit politike në Kosovë, për mospajtimet pozitë-opozitë. Ai ka thënë se nëse Qeveria e humbet shumicën në parlament, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. “Unë do të jem shumë i shkurtër në këtë pikë. Kam një mendim shumë të shkurtër. Nëse Qeveria e një vendi ka shumicën në parlament, këtu mbaron çdo gjë. Nëse Qeveria e humbet shumicën në parlament, atëherë duhet të kemi zgjedhje të parakohshme. Këto janë rregulla bazike të demokracisë dhe duhet t’i ndjekim. Unë nuk dua të inkuadrohem shumë në këto probleme, pasi u takon liderëve të Kosovës të gjejnë zgjidhje. Në demokraci, kur pozita ka shumicën, ajo mund të funksionojë, por kur ajo e humbet shumicën dhe nuk mund ta kalojë asnjë ligj në parlament, duhet të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Márkusz.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img