26,04,2024

Qeveria fillon përgatitjet për ceremoninë shtetërore në ditën e mandatimit të ushtrisë

Must Read

Qeveria e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit rreth ceremonisë së Mandatimit të Ushtrisë së Kosovës.
Në emër të kreut të ekzekutivit Ramush Haradinaj, janë punuar edhe ftesat për mysafirë të cilët do të ftohen në Kazermën Ushtarake “Adem Jashari” në Prishtinë më 14 dhjetor nga ora 17:00.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë një nga to, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Ushtria po bëhet realitet, kjo është ftesa e qeverisë për ceremoninë shtetërore

Ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Derisa, një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, se Uashingtoni ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur.

Ndryshe, nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se komisioni i ka përfunduar të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në dhe se ato, më 14 dhjetor, do të jenë në Kuvend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img