Ferizaj

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e akcizës së duhanit


Publikuar më:


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka miratuar kalendarin për rritjen e akcizës së duhanit.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë prezantimit të propozimit tha se, ka hapësirë për rritjen e kësaj akcize.

“Duke marr parasysh prioritet strategjike të BE-së, Ministria e Financave ka marr në konsideratë bërjen e kalendarit për ngritjen e akcizës në duhan. Një kalendar i tillë ka skaduar në vitin 2016. Ka një hapësirë të bëhet një rritje akcizës sipas kalendarit. Kalendari do të jetë si në vijim: nga data 1 shtator 2020 do të jetë për 1 euro dhe të jetë 48 euro për kilogramë, nga data 1 janar 2021 do të ngritët për 1 euro dhe do të jetë 49 euro për kilogramë dhe nga data 1 janar 2022 do të ngritët për 2 euro dhe të kushtojë për 51 euro për kilogramë, nga data 1 janar 2023 do të rritet për 2 euro dhe do të kushtojë 53 euro për kilogramë dhe nga data 1 janar 2024 do të rritet për 2 euro dhe do të kushtojë 55 euro për kilogramë”, tha Bajrami.

Ajo tha se ka marr mbështetjen e komunitetit të biznesit për këtë rritje.

“Direktiva e BE-së kërkon që të jetë 90 euro për 1,000 copë. Duke marr parasysh aspiratat e tona, jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të tillë. Rritjet do të janë graduale. Ne si MF jemi konsultuar me komunitetin e biznesit dhe kemi marr një mbështetje të tillë”, ka përfunduar ajo.

To Top