27,04,2024

Qeveria 1 minutë heshtje për Bajram Rexhepin, Kuçi në krye të Komisionit të Varrimit

Must Read

Nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Qeveria mbajti mbledhje pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Pas një minutë heshtjeje, kabineti qeveritar ka aprovuar vendimin për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.Ky Komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit. Kryesuesi i Këshillit mund të emërojë edhe anëtarë të tjerë, nëse e konsideron të nevojshme.Mustafa tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një njeri të devotshëm, një mjek të mirë dhe një aktivist të lirisë e të pavarësisë, pjesëmarrës i luftës çlirimtare të Kosovës.“Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese”, tha kryeministri Mustafa. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img