04,05,2024

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj e presin investime të reja

Must Read

Një nga projektet që do të nis shpejt e që nga drejtori i shëndetësisë në Ferizaj, dr.Burim Karameta cilësohet si mjaft i rëndësishëm është ndërtimi i oborrit të Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Ferizaj, duke e bërë atë të shfrytëzueshëm për pacientët.

“Pranë këtij institucioni do të ndryshojë e gjithë pamja aty, ku do të kemi një kopsht i cili do të shërbeje për pacientet tanë. Shumë shpejt pritet të fillojnë punimet sepse tashmë është bërë edhe përzgjedhja e operatorit ekonomik që do të merret me këtë punë”, ka thënë Karamera.

Drejtori Karameta veçoi edhe ndërtimin disa objekteve të tjera të mjekësisë familjare.

“Gjithashtu kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për rregullimin e qendrës së mjekësisë familjarë numër 7 e cila do të jetë në fshatin Dardani .Do të jetë një projekt dy vjeçare dhe mendojë që do ta realizojmë këtë vit , dhe do të jetë një qendër moderne e cila do të jetë në shërbim të më tepër se 9 mijë qytetarëve”, tha Karameta, përderisa ka shtuar se afër Qendrës së mjekësisë familjare numër 2 do të ndërtohet edhe një objekt tjetër i cili do të shërbejë për të gjitha shërbimet e nivelit sekondar e që ka të bëjë konkretisht me skreningun dhe shëndetësinë preventive.

Drejtori i shëndetësisë dr. Burim Karameta, gjithashtu theksoi se janë në fazë të lidhjes së marrëveshjeve të reja, me Caritas Kosovën e disa ministri, në favor të ngritjes së kapaciteteve shëndetësore në këtë komunë. Ai tutje, bëri me dije se për këta 3 muaj punuan me përkushtim edhe në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve në nevojë.

Për më tepër, drejtues të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj thanë se po synojnë realizimin e të gjitha objektivave, në funksion të arritjes së progresit në këto fusha.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img