27,04,2024

Qendra Rinore në Ferizaj organizon trajnim në “Soft Skills”

Must Read

Ferizaj.12.02.2018. Qendra Rinore në Ferizaj në kuadër të projektit “Rini Aktive dhe e Fuqishme” projekt ky i cili mbështet nga GIZ-YES Programi “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” organizon trajnim ne “Soft Skills” apo “Shkathtësi te Buta”.

Trajnimi ofrohet pa pagesë për të gjithë personat e grup moshës 15-35 vjeç të cilët jetojnë në komunën e Ferizajt. Gjate këtij trajnimi te rinjtë do te aftësohen ne komunikim, prezantim, interviste, letër motivuese, rrjetëzim, lidership, pune ekipore e jo vetëm. Trajnimi do të filloj nga data 19/02/2018 dhe do zgjasë për një jave pra deri me 23/02/2018.

Aplikimi do të qëndroj i hapur nga data 05/02/2018 deri me 14/02/2018 ndërsa përzgjedhja e kandidateve do të bëhet me datën 16/02/2018, ku të përzgjedhurit do të njoftohen përmes email-it.

Kriteret për aplikim:
– Të jeni banorë të Ferizajt
– Të jeni të moshës 15 – 35 vjeç
– Të jeni i gatshëm të ndiqni trajnimin në tërsi.

Te drejtë aplikimi si dhe përparësi ne përzgjedhje gjithashtu kanë edhe:
– Personat me nevoja të veçanta
– Të rinjtë e riatdhesuar (te rikthyer ne Kosovë)
– Vajzat e reja
– Personat punëkërkues

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img