19,04,2024

Qendra e Kulturës  zëvendëson Kinemanë e qytetit,shfaqen filma çdo javë

Must Read

Të rinjtë e klubit “Rin’ON”  në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës në Ferizaj kanë filluar   më një projekt  që rinisë së Ferizajt t’i kompensojnë mungesën e Kinemasë.

Në këtë Qendër  kanë filluar të shfaqen filma për rininë ferizajase.

Filmi i shfaqur në sallën e kësaj qendre  bëri që të grumbulloi mbi 200 të rinjë ferizajas.

“Ne për çdo javë, në mungesë të kinemasë në qytetin tonë shfaqim filma në Qendër të Kulturës për një rini aktive që sado pak ti largojmë nga kafenetë dhe të shfaqim filma edukativ dhe një qëllim  të mirë për rini” tha  Driton Nuha nga klubi “Rin’ ON”

“Të rinjtë ferizajas po e bëjnë traditën e javës filmike, çdo të premte në Qendrën e Kulturës. Kënaqësi të shohësh aq shumë të rinj që i përgjigjen organizimeve tona. Klubi Rin’ON ka merita të mëdha me përkrahjen tonë. Ne nuk dimë më mirë t’i mbushim sallat, madje pa asnjë shpenzim material, të gjitha në mënyrë vullnetare. Mu për këtë, kjo rini ka perspektivë të ndritshme!. Vazhdojmë me punë të hajrit së bashku me të gjithë të rinjtë.” ka thënë Agon Zhinipotoku, zyrtar rinor.

14572829_971627196297473_173272756142989623_n 14639594_971627216297471_5564843159939129453_n 14671308_971627386297454_3096097170082568610_n 14680521_972111046249088_3961215611305327363_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img