20,04,2024

Reagon Qendra e Kompetencës në Ferizaj: Lista e punëtorëve ishte vetëm gabim teknik

Must Read

Pas  publikimit të listës së punëtorëve të  shkollës Qendra e Kompetencës në FerizajPress  përmes një komunikate   ka reaguar stafi i kësaj shkolle me arsyetimin se lista që është shfrytëzuar për artikullin ka pasur gabime teknike.

Reagimin  e plotë të Shkollës  Qendra e Kompetencës  ,mundë ta lexoni në vazhdim.

Përmes  jush, dëshirojmë të njoftojmë gjithë opinionin lidhur  me  artikullin  tuaj të titulluar: “Skandaloze: Degradimi i arsimit në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj”, ku për burim keni marrë një listë të shpallur në web-faqen e shkollës sonë që është në fazën fillestare të punës dhe që nuk janë të përpunuara detajisht të dhënat e publikuara në të. Lista në fjalë, e publikuar në web-faqen e shkollës sonë përmaban lëndët dhe kualifikimet e mësimdhënësve dhe është përdorur nga dizajnuesi i faqes më shumë për provë teknike dhe me siguri gjatë provave të shpeshta është devijuar ndonjë kolonë, ku nuk përputhen emrat e mësimdhënësve me kualifikimet e tyre, që do të  thotë se  është fjala  thjesht për  një gabim  teknik.

Të gjithë ata që kanë dyshime rreth kësaj liste janë të mirëseardhur për verifikim në zyret e shkollës sonë, përfshirë edhe stafin e portalit ferizajpress, përndryshe, së shpejti  bëhet edhe  përmirësimi në web faqe.

Portali ferizajpress.com është portal serioz dhe ka mundur të jetë i informuar rreth procesit të rekrutimit dhe kualifikimit të mësimdhënësve dhe  për  gjithë ecurinë  e  punës  sonë.

Është pak e habitshme për ne se si është përdorur vetëm një referencë nga një webfaqe, që ju e dini që është në fazën fillestare, pa e konsultuar fare stafin  administrativ të Qendrës së Kompetencës, së paku për  të verifikuar  gjendjen  faktike dhe  jo  për  të botuar  një artikull me  një listë, të cilën e  përsëris, nuk është e saktë  dhe  është gabim teknik, ku nga  prerjet e  kolonave  të emrave  nuk korrespodojnë emrat karshi kualifikimeve  përkatëse.  Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se ne po aludojmë për çfarëdo tendence, por me pak konsultime do të mund të evitoheshin edhe gabimet tona teknike edhe portalit ferizajpress.com do t’i mungonte fjala “skandaloze”, e përdorur kohët e fundit aq shpesh.

Shpresojmë se edhe portali ferizajpress ta botojë këtë sqarim duke mos lejuar keqkuptimet dhe trajtim joadekuat për këtë institucion që shquhet për vlera, për suksese, për staf  shumë të zellshëm  e të përkushtuar  në punë dhe për transparencë të plotë karshi nxënësve, prindërve dhe mediave.

Sqarim i Redaksisë së FerizajPress

FerizajPress nuk  ka pasur asnjëherë   qëllim të krijimit të aferave. Gjatë punës sonë jemi munduar vetëm të paraqesim shqetësimet e qytetarëve për problemet  dhe ngjarjet që ndodhin  në Ferizaj dhe rrethinë.

Artikulli është  bazuar në ankesat e qytetarëve  të cilët  pas publikimit të listës në faqen zyrtare  të websit-it të shkollës Qendra e Kompetencës kanë reaguar dhe kanë shkruar në redaksinë e FerizajPress.

Arsyetimi se faqja ende nuk është  komplete duket jo bindës pasi ata që kanë njohuri në këtë lëmi e dinë që faqet që janë në përpunim nuk bëhen publike mu për shkak të gabimeve.

Ndërsa sa i përket asaj pse nuk është konsultuar menaxhmenti i shkollës  për këtë  redaksia e ka konsideruar të panevojshme për faktin se ajo që publikohet në një faqe zyrtar nuk ka nevojë edhe njëherë për konfirmim.

Për fund redaksia konsideron se nëse kjo ka qenë vetëm një gabim teknik e që jo pak ka ndikuar në imazhin e kësaj shkolle  është dashur që  edhe të merren masa ndaj atyre të cilët kanë lejuar që diçka e tillë të bëhet publike./Ferizajpress.com

Skandaloze: Degradimi i arsimit në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img