20,04,2024

Qëllimet dhe Strategjia për Shqipëri Etnike

Must Read

Përshëndetje atdhetare për të gjithë që veprojnë për shqipërine etnike, për të gjithë ata që me ditë , muaj , vite e dekada veprojnë me këtë amanet dhe e mbajnë të gjallë, duke mos harruar dëshmorët e Kombit e familjet e tyre, motra e vëllezër.
Të nderuar miq e të respektuar njerëz të tokës së Shypnisë, që për Djersën e Dijen dhe Gjakun e mijëra njerëzve mbahet ky amanet gjallë edhe sot kur po diskutohen shumë tema për çështjen e pazgjidhur të çështjes shqiptare në Ballkan.

  • Shqiperine Etnike e kanë ëndërruar Rilindasit tanë të mëdhenj, luftëtaret e Lidhjes së Prizrenit, kryengritesit e fillimshekullit XX, nacionalistet e viteve 1941 – 1947, rinia e populli në luften e fundit.
    Patjeter edhe tani.
    Por për këtë ne duhet te bashkojmë përpjekjet brenda dy shteteve shqiptare dhe shteteve të përziera ish-Maqedoni, Mali I Zi etj.Ende jemi të përçare, ende partite nuk e kane seriozisht bashkimin kombetar. Perndryshe pse nuk perpiqen? Duke qenë të bashkuar shpirtërisht por edhe të fuqishem ekonomikisht, duke ndërtuar një shtet ligjor, edhe të huajt do të na pranojnë. Te mos pushojnë nga puna kuadrot e afta jo partiake, të kujdesemi per arsimin, punesimin, ushtrinë dhe sigurinë, në bazë dhe në republike.

Të luftohet krimi, mafia, korrupsioni.

  • Pra, para se të flasim per Shqipni Etnike, te kerkojme shtet ligjor, të fortë ekonomikisht, shoqeri të shëndoshe të arsimuar, ushtri dhe siguri. Mjaft me slogane, superlativa, fjalë e vetem fjalë.Duhet Veprime konkrete. Njerëzit të vlerësohen nga puna, përkushtimi ndaj kombit, kultura personale, zotësia profesionale, karakteri dhe moraliteti.
    E di që kjo është në dukje teorike, por është e domosdoshme. Të konsiderohet atdhetar punëtori i zot, nxënësi i mire, drejtuesi e nepunesi I ndershem. Te respektohen biznesmenet se ata zhvillojne ekonomine kombetare dhe punesojne njerezit, atyre u dhimbeset me shume prona, toka, malli, jo proletareve që nuk kanë ç’të humbin. Të varfërit e të papunët e lëshojnë lehtësisht atdheun për një jetë më të mirë. Mergimtaret duhet të vlerësohen por jo të fetishizohen. Shume prej tyre mallengjehen për atdheun por nuk duan të punojnë në atdhe. Sigurisht jashte ata ndriçohen, aftësohen, pra mund të bëhen të dobishem nëse i afrojme në atdhe.

Bota shqiptare sot është vënë në koordinatë të ndryshimeve të mëdha politike ,ekonomike,gjeografike,domgrafike,migruese,arsimore e kulturore etj ,që kanë shtrirje të gjerë dhe strukturë të ndërlikuar . Megjithëse jemi një nga kombet më të lashta të Evropës,njëkohësisht jemi dhe shteti më i ri në Evropë. Është një çështje paradoksale që jo vetëm kërkon përgjigje por të vë edhe në mendime .

  • Mendimi politik shqiptar,po përjeton një periudhë të veçantë,kur edhe pse ka më tepër retorika ,koleksione e luftë deklaratash,herë euforike e herë disfatiste,lind nevoja që të përpunojë jo vetëm një program unik mbarëkombëtar,që na mungon,por edhe aspektet teorike të programit që do ta bënin çështjen e bashkimit kombëtar më vizionare ,më solide dhe më bindëse jo vetëm për tavolinat dialoguese . Theksojmë se njohja e lirive dhe të drejtave të njeriut e përfshinë edhe atë kombëtare dhe për më tepër e zgjidhë atë.

Mirëpo ,sikur me çështjen shqiptare ,sot duhet të Mirren të gjitha vendet e Bashkimit Evropian,në mënyrë të veçantë qeveritë e shteteve të mëdha të këtij bashkimi,të cilat edhe e përcaktojnë politikën e tij.Gjermania Federale, Franca , Anglia . Po me çështjen shqiptare sot posaçërisht merren SHBA-të, të cilat kanë rrol të veçantë,prijës, në marredhëniet ndërkombëtare. Institucionet e njohura ndërkombëtare sikundër janë Këshilli i Sigurimit i OKB-së;Bashkimi Evropian; Këshilli I Evropës;OSCE-etj – Me çështjen shqiptare vazhdon të merren te gjithë.

Vizioni Kombëtar :

  1. Ndonëse qëllimi fundit për Kombin Shqiptar është bërja e shqipërise etnike, por përgjithësisht sot përpjekjet duhet të përqëndrohen në: mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, territorial etj, të sigurisë së popullit shqiptar në Iliridë, Kosovë lindore, Malësi të madhe dhe Çamëri.

2.Ne gjithë duhet të jemi prototip i Ushtarit që punon e Jeton për Shqipërinë etnike.

  1. Paraqitja politike nuk e dha deri më sot impulsin i cili karshi fqinjëve stereotip që kemi , të nxjerr kuptimin se gjithëqka si territor është e njejtë për ne, si brenda ashtu edhe jashtë tij.
  2. Në një Ballkan ku intensifikimet e brendshme shpeshëherë mbajnë një status quo, sa për ta kaluar krizën e pas krizës, medeomos kemi nevojë dhe arsye që Shqipëria etnike të përfshihet në gjeopolitikën e Natos, si tërësi. – Një Shqipëri më këto përmasa faktikisht duhet të jetë edhe garancë për sigurinë e mbarë Europës dhe partner afatgjatë i paqes dhe sigurisë në krahë me SHBA-të.
  3. Derisa ne kemi një relief të natyrshëm me pasuri nëntokësore ,kush është garantues i shqipëtareve, pos vetë shqipëtareve? Me një moshë të re dhe të shëndetshme, me pasuri nëntokësore akoma të pa eksplorura mirë dhe me një klimë të përgjithshmë e shumë e shumë të tjera, besojmë se na bëjnë më dominues në raport me shtetet të ndryshme të europës.
  4. Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale, por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale . Pos kësaj, individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar, anëtar i grupit, popullit, partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .
  5. Por, Kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e zvarranikëve që pijnë gjakun e njeriut, andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuzicionit. Shqiperia bëhet kur kumunizmi dhe këlyshtë e saj largohen nga trojet shqipëtare.
  6. Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore, humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !
  7. Njeriu shqipëtar është ai që ka zemër. shpirt, ideal kombetar dhe botëror në vijë Vertikale dhe Humane, zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoloshenta apo fëmije që s’dinë mirë me fol e me shkrue sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut, është krim .- Kot e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun sepse është jo logjike, kontradiktore qe pa njeri te imitojë njeriun,

Prof.Hyzri Salihu
Koordinatori FBKSH
Shqipëri Etnike-Mërgata shqiptare në Botë
23.12.2018

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img