19,04,2024

Qalaj inspekton patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Must Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka vizituar sot pikën kufitarë në Vërmicë.Këtë vizitë, Qalaj së bashku me stafin e tij e ka bërë me qëllim të inspektimit të njësiteve policore të Policisë së Kosovës, të cilat sipas marrëveshjes së mirëkuptimit kryejnë patrullime të përbashkëta me zyrtarët policor të shtetit të Shqipërisë.“Gjatë kësaj vizite u realizua një takim i përbashkët edhe me zyrtarët policorë të autoriteteve të Shqipërisë, të cilët informuan menaxhmentin e lartë mbi punën, aktivitetet dhe angazhimet policore të cilat ndërlidhen me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, duke veçuar edhe kontrollin e lehtësuar kufitar, për shkak të qarkullimit të madh të qytetarëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror”, njofton policia.
Tutje në njoftim thuhet se pjesë e kësaj vizite ishte edhe inspektimi i njësiteve policore, që sipas marrëveshjes së mirëkuptimit në mes të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës kryejnë patrullime të përbashkëta në Shqipëri.“Ky takim zyrtar në mes të dy palëve ka rezultuar mjaft pozitiv, dhe si synim ka ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit policorë në mes të dy vendeve”, njofton policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img