26,04,2024

Pushtimi serb i Ferizajt më 1912

Must Read

       Në javën e tretë të muajit tetor, çdo herë kujtojmë si një ngjarje shumë të rëndë që goditi trevat  shqiptare, por  natyrisht  edhe  vet trevën e Ferizajt, e cila ishte pjesë integrale e të gjitha proceseve politiko-shoqërore që e përcjellën vendin përgjatë historisë së tij, në periudha të ndryshme   kohore,  duke  na dhënë  mundësi që të njohim  rrethanat,  nëpër të cilat kaloi rrethina e Ferizajt  në  fillim të shekullit XX-të.  Kjo që do të potencoj më poshtë ka të bëjë me synimet e hegjemoniste të mbretërive  ballkanike  që  kishin për synim të merrnin sa më shumë territore pasi që  Perandoria Osmane  pas  5 shekujve në Ballkan, i kishte numëruara ditët si një  Perandori sunduese.

Rrëfimet e misionarëve perëndimore për pasojat që solli për shqiptarët Lufta Parë Ballkanike

       Përmasat e dhunës dhe brutalitetit që u përdorën nga ushtritë e Aleancës Ballkanike në operacionet e tyre në  Kosovë  dhe Shqipëri nuk arritën t’i shpëtonin syrit të opinionit perëndimor. Masakrat  masive  dhe  toka  e  djegur  ishin  praktika të përditshme që bënin ushtritë ballkanike  në  trojet  shqiptare  duke  nisur  nga  Kosova,  për t’u shtrirë edhe në trevat tjera, duke bërë që spiralja e dhunës dhe terrorit serbo-malazez të godiste çdo pore të jetës.

     Lidhur me përmasat e konfliktit shumë diplomat dhe misionarë evropian, që ndodheshin në Ballkan, në periudhën e Luftës së Parë Ballkanike, kanë  lënë dëshmi rrëqethëse për krimet e kryera nga ushtritë e mbretërive Ballkanike mbi shqiptarët.  Lidhur me këto rrëfime tronditëse do të trajtojmë  dëshmi  misionarëve  angleze  si  Edit Durham e  cila  kishte  ngritur zërin e saj,  së pari ndaj vendit të saj( Mbretërisë së Bashkuar) pastaj edhe ndaj fuqive tjera, për të penguar synimet pushtuese të vendeve Ballkanike ndaj tokave shqiptare.

 Qyteti i Ferizajt është pa banorë- si pasojë gjenocidit serb

       Lidhur me rezistencën e armatosur  të  Ferizajt,  gjatë vitit 1912 kundër  depërtimit  serb  përkatësisht  kundër  mësymjes së Armatës së tretë Serbe. Burime të kohës flasin për 1200 të vrarë  në qytet  dhe  fshatrat  përreth tij.  Këto të dhëna i pohon edhe shtypi bashkëkohës, duke shtuar se: “Qyteti i Ferizajt është pa banorë. Në të jetojnë jo më shumë se tre shqiptarë të moshës 15 deri 18 vjeçare”.

        Burimet serbe e pranojnë numrin e përmendur të të vrarëve, por, sipas tyre, fjala është për luftëtarë të armatosur që ranë në luftime kundër ushtrisë serbe.  Në Ferizaj, pohojnë  këto burime, vetëm ditën e parë të luftimeve (26 tetor 1912) u vranë 600 persona, kurse të nesërmen numri i shqiptarëve të vrarë, siç  njoftohej  nga  Komanda Supreme e Ushtrisë Serbe, ishte mbi 1000 vetë. Kurse serbët në këto luftime kishin pasur 25 ushtarë të vrarë dhe 6 të plagosur.

Pamje e mbërritjes së Armatës Serbe e  cila ishte duke e pushtuar Ferizajn në tetor 1912

      Për të siguruar vërtetësinë e dëshmive të përmendura mbi përmasat e krimit mbi shqiptarët në Ferizaj dhe rrethinat e tij, kemi shfrytëzuar edhe burime alternative. Përgjatë muajve të parë të luftës së  Parë  Ballkanike  e  cila kishte shpërthyer me 16 tetor 1912, ku shtetet ballkanike (Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia) i shpallën luftë Perandorisë Osmane  duke bërë që trojet shqiptare të jenë  arenë luftimesh, duke bërë nga sulmet pushtuese të forcave ballkanike u vranë Kosovë dhe Shqipëri mbi 25.000 persona. Programi i politikës serbe ishte prerë ”të mos lihej asnjë gjurmë shqiptare në ato vise” ishin të  shumta qytetet të cilat ju nënshtruan dhunës dhe terrorit serb të vjeshtës së vitit 1912, duke nisur nga  Peja, Prishtina,  Gjilani,  Ferizaj,  Kumanova, Prizreni etj. Pushtimi i Kosovës shoqërua me një dhunë sistematike të paparë, ku nga kjo u detyruan të shpërngulen mese 150 shqiptarë  Kosova për në vende të ndryshme kryesisht për në Turqi.

Masakrat ndaj popullatës civile nëpër fshatrat e Ferizajt

      Një material memorial i mbledhur në terren zbulon identitetin e një numri të konsiderueshëm të viktimave. Pothuaj të gjithë të vrarët, sipas kujtesës popullore,  kishin qenë të pushkatuar pasi ishin kapur nëpër shtëpitë e tyre.  Sipas  këtij hulumtimi rezulton  se në fshatrat e rrethinës së Ferizajt, u pushkatuan  shumë  shqiptarë duke nisur me  fshatrat:

  • Fshati Sojevë

Nga të vrarët numri arrin në 40. Sipas të intervistuarit  tonë, më së keqi e pësoi familja nëntë anëtaresh e Shyqeri Begut, e cila u masakrua e tëra.

  • Sazlia fshati me mbi 100 viktima

       Mbështetur në  të dhënat që na i ofron  dr. Liman Rushitit, që kishte arritur të merrte informacione  në terren, ku më këtë rast ka arritur të identifikoi   numrin e të vrarëve nëpër fshatrat e Ferizajt. Sipas tij, ku më së shumti të vrarë pati fshati Sazli, 103.

  • Fshati  Papaz

     Nga 20 të vrarët në fshatin Papaz, kemi arritur të identifikojmë emrat.

  • Fshati Komogllavë

     Në këtë valë të terrorit serb në Komogllavë pati 24 të vrarë. Të gjithë u ekzekutuan në oborrin e xhamisë së fshatit.

  • Në Varosh u ekzekutuan 60 vendas dhe  47 mysafirë.
  • Në Zllatar u vranë 12 vetë.
  • Prelez i Muhaxhirëve  40 të vrarë
  • Bibaj 23
  • Balaj 24
  • Neredime e Poshtme 5
  • Neredime e Epërme 6
  • Dramjak 9
  • Manastirc 4
  • Jezerc 8
  • Greme 37
  • Papaz 20
  • Burrnik 5 .

Në bazë të të dhënave të kohës thuhet se brenda periudhës  kohore pesë muajshe  janë vrarë dhe masakruar qindra burra të paarmatosur, gra, pleq dhe fëmijë të pambrojtur dhe të pafajshëm. Shumë persona janë  humbur. Kurse dëmet materiale ishin shumë të mëdha duke llogaritur që shumë fshatra janë rrafshuar me tokë.

Ferizaj në vitet pas pushtimit serb, foto e bërë në vitet  e 20-ta, të shek.XX-të.

Autor: Ilir Bytyçi- Përgjegjës për Trashëgimi dhe Muze në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img