25,04,2024

Punohet në realizmin e projekteve të parapara për këtë vit

Must Read

Përkrahja ndaj bizneseve prodhuese dhe zhvillimi i turizmit janë dy objektiva kryesor për këtë vit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm.
Gjatë një raportimi të punës tre mujore të këtij dikasteri me rëndësi, drejtuesit e tij, kanë thënë se në kuadër të përkrahjes së bizneseve, në planin afatshkurtër kjo drejtori ka inicuar procesin e dhënies së pronave komunale me qera, ndërsa lidhur me aspektet e zhvillimit të turizimit, kanë paralajmëruar krijimin e një web faqeje përmes së cilës do të jepen informacione të nevojshme për vendet turistike të komunës.
“Gjatë këtij tre mujori drejtoria jonë ka iniciuar procesin e dhënies së pronave komunale me qera dhe tash jemi në fazën përfundimtare të këtij procesi. Gjithashtu janë paraqitur procedurat për krijimin e web bfaqës komunale të turizmit e cila do të jetë e dedikuar për turizëm dhe do të shërbej për ofrimin e informacioneve të qytetarëve dhe vizitorëve tjerë ku mund të njihe me vendet e ndryshme, por edhe lokacionet që kanë rëndësi të veçantë për komunën tonë. Gjithashtu projekt tjetër është qendra e përpunimit të drurit në fshatin Greme e cila është në përfundim e sipër ku siç e dini ky është projekt i komunës dhe Bashkimit Evropian, në muajt në vijim pritet që të përfundojë gjithçka”, ka thënë drejtori i DZHET, Shemsedin Sojeva.
U bë e ditur se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, po përgatit dokumentin për dhënien në shfrytëzim të tokave në zonën ekonomike në fshatin Babush nga fakti se bizneseve aktuale që afarojnë aty u ka skaduar afati. U tha po ashtu se po punohet edhe në reazlimin e shumë projketve njëri ndër ta edhe rregullimi i shtigjeve për biçiiklist nga Parku i Lirisë deri në fshatin Nerodime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img