25,04,2024

Punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit” ndryshojnë qarkullimin në disa rrugë të Ferizajt

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes një njoftimi ka bërë të ditur se duke filluar nga sot do të bëhen disa ndryshime në qarkullimin rrugor në disa rrugë në afërsi të së cilave është duke u realizuar projekti “Bashkimi i Qytetit”.

Bazuar në njoftimin e kësaj drejtorie thuhet se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht te kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën urbane “Latif Hasani”.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në rrugën urbane “Tahir Sinani” do të bëhet ndryshimi i përkohshëm i qarkullimit në trafik, pikërisht prej hyrjes kryesore të Kishës ortodokse e deri tek kryqëzimi nga ana e hekurudhës qarkullimi i automjeteve do të bëhet në të dyja kahjet.

Kjo drejtori ka paraparë që edhe në rrugën njëkahore ” William Woker” të ndalohet qarkullimi në trafik, mirëpo për nevojat e bizneseve që veprojnë në këtë rrugë automjetet e tyre mund të qarkullojnë nga rruga 12 qershori

Ndryshe, ditë më parë drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Arbër Bytyçi ka bërë të ditur se ndryshime në qarkullimin rrugor do të ketë gjatë këtij viti në komunën e Ferizajt, për shkak të shumë projekteve që pritet të realizohen këtë vit

Autoritetet komunale me këtë rast kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, teksa kanë shtuar se rregullimi i qarkullimit në këto rrugë do të bëhet me shenjat adekuate të trafikut.

Për më tepër përmes një njoftimi nga kjo drejtori bëhet e ditur se nesër që nga ora 07 e mëngjesit deri në ora 18 do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në trafik në rrugën urbane “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht segmenti i kësaj rruge që lidhet me rrugën”Tahir Sinani” e deri te kryqëzimi i rregulluar me rreth rrotullim tek teatri.

Kjo ndërprerje do të bëhet për shkak se kompania “Ambienti” është duke bërë krasitjen e drunjve dekorativ.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img