24,04,2024

‘Psikozë n’4:48’, premierë në Teatrin ADRIANA

Must Read

Të enjten, me 24 nëntor, në orën 19 në Teatrin ADRIANA në Ferizaj mbahet premiera e shfaqjes ‘Psikozë n’4:48’ 

nga autorja Sarah Kane, në regji të Fatos Berishës.

Dramaturgia britanike Sarah Kane (1971-1999) është një nga autorët më eminent të dramaturgjisë bashkëkohore evropiane, veprat e së cilës trajtojnë temat e dashurisë rebeluese, dëshirës seksuale, dhimbjes, torturave – fizike dhe psikologjike – dhe vdekjes. Bashkë me Mark Ravemhill shquhen si nismëtarë të lëvizjes teatrore ‘In-Yer-Face Theatre’, një formë e dramës që u largua nga konventat e teatrit natyralist.

Regjisori i shfaqjes Fatos Berisha, edhe në dy shfaqjet e tij paraprake ‘Shopping and Fucking’ nga Mark Ravenhill dhe ‘#2015’ nga Keneth Lonergan, trajton autorë bashkëkohorë dhe tema sociale. Premiera e ‘Psikozë n’4:48’ nga Sarah Kanë e Teatrit Adriana në Ferizaj mbyll ciklin e ‘trilogjisë-urbane’ të këtij regjisori.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Edona Berisha, Ekrem Jakupi, Jajush Ramadani, Ali Krasniqi, Sherif Bega, Arben Marevci dhe Milot Salihu. Asistent regjie Kushtrim Asllani, kostumet Aida Behluli, përzgjedhja muzikore Lekë, ndriçimi Hajrullah Elezi, përkthimi Lekë Berisha.

 

Drama ‘4.48 Psychosis’ u vu në skenë për herë të parë në vitin 2000 në Royal Court Theatre në Londër. Kjo është vepra më e fragmentuar e saj, ku nuk ka as tregim e as personazhe, dhe pa indikacione se sa aktorë duhet të luajnë në shfaqje. Është shkruar në kohën kur Sarah Kane vuante nga depresioni i rëndë dhe  titulli derivon nga ora – 4:48 – kur Kane, në gjendje depresive, shpesh zgjohej nga gjumi.

 

Reprizat e para janë me 25 dhe 26 nëntor në orën 19.

Bashkangjitur materiale promovuese

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img