19,03,2024

Pse Pro-Ballkanit të Hapur?

Must Read

Dr. Sc. Salihe Salihu

Të gjithë e njohim politikën hegjemoniste të Serbisë por kryesorja që Kosova nuk e lejonë të arrinë te qëllimi sepse kur dihet qëllimi i kujtdo qoftë ka kundër reagime dhe ndërmirren masa efikase që në fillim. Rreziku mund të jetë me pasoja kur qëllimi është i fsheftë atëherë kushdo mund të bjen në kurthë dhe të bartë pasoja. Ne duhet të synojmë që rajoni i Ballkanit të fuqizohet dhe të krijoj një stabilitet paqësor. Vetëm paqja dhe stabiliteti është fromula e gjithë rajonit dhe që do të  lehtësonte rrugën e integrimit në Unionin Europian.

Fillimisht, të gjithë ata që kanë studjuar thellësisht për proceset integruese mund të përplasen me mendime se çfarë orentimi duhet të ketë politika e një vendi që aspiron për integrim. Një nga këto vende është edhe Kosova, e cila dëshiron t’a finalizoj procesin e integrimit në Unionin Europian.

Mu për këtë edhe opcioni i Ballkanit të Hapur është një temë që duhet të debatohet në të gjitha anët për të dhënë vlerësimin e duhur dhe të matur, pa ngatërrim ndjenjash apo paragjykime që  dëmtojnë në peshimin për vendim-marrje. Gjithashtu opsioni pro-Ballkanit të Hapur duhet të mirëpritet si një alternative për të ndëgjuar sa më shumë argumente shtesë që mund të ekzistojnë për ta parë këtë propozim se a është i dobishëm për të ardhmen e Kosovës.

Natyrisht, që çdo proces ka finesat e veta dhe rrethana specifike e këto veti i ka edhe procesi i propozuar për Ballkanin e Hapur. Por, a duhet të hyjet dhe si duhet të hyjet?

Në këtë proces mund të hyjet me parakushtëzime të cilat nuk mund të i anashkaloj asnjë përfaqësues i këtij propozimi. Ndër kushtëzimet e para është që Kosova në këtë Marrëveshje kontraktuale të jetë me nënshkrimin e shtetit të Kosovës pa fusnotë. (Në fakt tash me qeverisjen e re kjo fusnotë duhet të kundërshtohet dhe në çdo takim  ndërkombëtar apo rajonal maksimalisht  të riaktualizohet Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i datës 22 korrik 2010-tës. Kapitalizimi i këtij vendimi duhet të bëhet sa më parë! Po ashtu, asnjë deklaratë dhe asnjë pohim mos të vijohet pa filluar me frazën që: Vendimi i GJND-së duhet t’a respektojnë të gjitha shtetet meqë kjo instancë është Instancë e Drejtësisë Ndërkombëtare që e mbikëqyrë Sistemin Ndërkombëtar të Drejtësisë. Kjo logjikë duhet të jetë pjesë inherente edhe në shtetet anëtare të Unionit Europian, të cilat ose duhet t’a respektojnë këtë instancë ose të penalizohen nga Gjykata e Unionit Europian për pengimin e ndërtimit të stabilitetit paqësor në territorin e Evropës).

Në rikthim te propozimi i Ballkanit të Hapur shihet që nevojitet të ndërmirren hapa të një-pas-njëshëm dhe të ecet me matje të vazhdueshme në çdo milimetër për të qenë e sigurtë në ecje të mëtejshme. Përkundër këtyre vështirësive, perspektiva e Kosovës nuk është që të heziton por të merrë vendim të guximshëm e të deklarohet si shteti i pavarur dhe sovran, duke nënshkruar  firmën shtetërore në marrëveshjen kontraktuale të Ballkanit të Hapur. Kjo do të jetë një dëshmi që Kosova hynë në marrëdhënie kontraktuale me Serbinë dhe me shtetet tjera vetëm me virtytin e shtetit Sovran meqë kushtëzimet dhe kriteret për terrritorin e Kosovës i përcakton udhëheqësia e shtetit të Kosovës. Pavarësisht që Serbia nuk e bënë njohjen deklarative është domenthënse njohja e nënshkrimit në këtë marrëveshje kontraktuale të shtetit të Kosovës, pra në këtë dokument pjesë përbërëse bëhet edhe shtetësia e Kosovës.

Kurse në arenën ndërkombëtare Republika e Kosovës me opcionin për pro Ballkanit të Hapur do të dëshmon gatishmërinë që Kosova:

  1. nuk pengon zhvillimin e proceseve paqësore
  2. nuk ka dyshime në shtetin shqiptar, gjejgësisht te kryeministri Edi Rama
  3. ka besim te aleatët, veçanërsiht SHBA-të dhe NATO-në
  4. ka besim që shtetet e rajonit do mbështetsinë të ardhmen paqësore të rajonit
  5. nuk i frigohet rreziqeve duke besuar në fuqinë e drejtës sonë.

Gjithashtu, me këto veprime Republika e Kosovës ka mundësinë që:

  • të aktualizoj dëmet e luftës
  • të kërkoj respektim të vijave të kuqe mes shteteve
  • të forcoj identitetin shtetëror në rajon
  • të thelloj kulturën e bashkëpunimit me kartelen win-win
  • të trasoj rrugën e integrimit në Unionin Europian

Të gjitha këto pika të lartpërmendura duken si imagjinatë, opcion i parealizueshme, por duhet të ushtrohet në praktikë për të dëshmuar a është opcion i parealizueshëm ose për ta vërtetuar të kundërtën. Këso lloj praktikash kanë ekzistuar gjatë histories së shteteve skandinave të cilët në forma të ndryshme janë përpjekur për t’i tejkaluar armiqësitë, ndonëse kanë qenë me plotë rreziqe. Ne duhet të guxojmë të marrim hapa të rrezikshëm për të mësuar të lundrojmë edhe nëpër procese të komplikuara por me bindje që kemi fuqi që ta ruajmë shtetin tonë.

Këtu duhet të shihen dy anët e medaljes dhe të shtrohen pyetje për dhënë përgjigjie. Në njërën anë shtrohet pyetja a nuk është një barazpeshë mes shteteve nëse Kosova e qetë firmën shtetërore krahas shteteve tjera që dëshirojnë të bëhen anëtare në Ballkanin e Hapur, pra përfshirë edhe Serbinë. Apo po ta kthejmë anën e medaljes duke iu përgjigjur pyetjes tjetër: pse të firgohemi deri në palcë nga hegjemonizmi Serbian kur Serbia nuk po frikohet nga Kosova e Shqipëria të cilat bashkë kanë fuqi më të madhe se sa Serbia? Disa thojnë se është Serbia e Rusia bashkë por mos të harrojmë se është bashkë edhe Kosova me Amerikën, si dhe me NATO-në brenda të cilës janë edhe shqiptarët. Apo ndoshta ne nuk po i besojmë as shtetit shqiptar dhe këtu ne po vihemi para një hendeku të pakapërcyeshëm.

Rrjedhoja e mendimeve me ingredienca negative edhe veprimet po rezultojnë me efekte negative dhe kjo qasje po dëshmohet çdo ditë e më tepër. Duhet të kapet një fill i të mires për të rritë të mirën në të ardhmen. E ky fill, si mendim për të mire, duhet të miret nisma e Ballkanit të Hapur në marrëveshje kontraktuale e nënshkruar nga secili shtet, në mesin e tyre edhe shteti i Kosovës. Nëse Serbia refuzon Kosovën për të nënshkruar me firmën shtetërore atëherë edhe shtetet tjera të rajonit duhet të reagojnë dhe ti dalin në mbrojtje Republikës së Kosovës. Edhe ky ”game” politikë duhet të provohet.  

Të ndalemi e të shohim pak përtej vendeve të Ballkanit e të marrim disa dëshmi historike nga vendet e Unionit Europian. A mund ta kujtojmë si ka filluar procesi  integrimit evropian? A mund të besojmë që menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur aq shumë harmoni mes Francës e Gjermanisë? Të kujtojmë se këto dy vende ishin në luftë por pas luftës ishte Franca që mori iniciativën për konstituimin e Bashkësisë së Thëngjillit e Çelikut. Për këtë propozim arkitekti Jean Monnet ishte forcë shtytëse për krijimin të një bashkësi me armikun e trashëguar siç ishte Gjermania. Por,  kjo iniciativë u fuqizua nga Deklarata e Shumanit më 9 maj 1950 kur propozoj themelimin e Komunitetit Evropian për Thëngjill e Çelik. Kjo pra ishte nisma e mundësisë për t’i tejkaluar armiqësitë mes veti këto dy vende.

Duhet të kujtojmë rrethanat që në atë kohë kur pas mbarimit të luftës Gjermania ishte në gjendje të vështirë sepse ishte e copëtuar mes Perëndimit dhe Rusisë. Por, ishte politikani vizionar i Gjermanisë kancelari Konrad Adenauer që drejtoj vendin nga politikat paqësor duke bashkëpunuar me shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky model duhet të shërbej si eksperiencë edhe për Ballkanin. Tani ky lloj i politikës është inicuar, pavarësisht që ende ka çështje të pazgjidhura për të cilat duhet të jemi vigjilentë në çdo hap që do të vazhdojmë . Gjatë çdo takimi përfaqësuesit e Kosovës duhet të kërkojnë që të instalohet një frymë e paqës mes vendeve dhe të rikujtohet që kjo paqe mund të arrihet vetëm kur të bëhet kërkimfalja dhe pranimi i fajsisë për ushtrim të gjenocidit, gjetjen e të zhdukurve, dëmshpërblimin për pasojat e luftës, rikthim të kapitalit të akumuluar gjatë ko-ekzistencës brenda federatës, njohjen reciproke si dhe kurorëzimin e paqës me Marrëveshje Paqësore  – për fqinjësi të qëndrueshme në të ardhmen. Këto kërkesa duhet të jenë permanente deri  sa të plotësohen. Në këtë mënyrë do mund të dalim nga ngërçi politik që ka pllakosur  dhe që po dëmton zhvillimin e këtij rajoni dhe njëherit ti tregojmë edhe ndërkombëtarëve që Kosova është aktive në çdo proces për të kontribuar për paqë e stabilitet.

Të gjithë e njohim politikën hegjemoniste të Serbisë por kryesorja që Kosova nuk e lejonë të arrinë te qëllimi sepse kur dihet qëllimi i kujtdo qoftë ka kundër reagime dhe ndërmirren masa efikase që në fillim. Rreziku mund të jetë me pasoja kur qëllimi është i fsheftë atëherë kushdo mund të bjen në kurthë dhe të bartë pasoja. Ne duhet të synojmë që rajoni i Ballkanit të fuqizohet dhe të krijoj një stabilitet paqësor. Vetëm paqja dhe stabiliteti është fromula e gjithë rajonit dhe që do të  lehtësonte rrugën e integrimit në Unionin Europian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img