19,03,2024

Pse po dëmtohen disa nga rrugët e qytetit në Ferizaj?

Must Read

12 milionë euro investime energjetike po ndodhin në Ferizaj, a ta refuzojmë këtë investim?!

Bashkëqytetarë, javëve të fundit e u bënë ca kohë kemi parë e pranuar shqetësimet e qytetarëve lidhur me dëmtimin e disa rrugëve në disa lagje e zona brenda qytetit. Duam të sqarojmë qytetarët ferizajas se këto dëme janë si rrjedhojë e punimeve që po kryen KEDS në kuadër të investimeve për fuqizimin dhe modernizimin e rrjetit elektrik.

Janë plot 4 milionë euro investime në rrjet nga KEDS, që si rrjedhojë e bashkëpunimit tonë po ndodhin në Ferizaj me qëllim riparimin e rrjetit të Tensionit të Mesëm dhe krijimin e lidhjeve unazore të Tensionit të Mesëm që do të ndikoj në përmirësimin dhe rritjen e kapacitetit të furnizimit me energji elektrike. Shto kësaj edhe investimin nga KOSTT në vlerën e 8 milionë eurove në nënatacionin 110/35/10 KV i cili do t’i siguroj furnizim të qëndrueshëm e të pandërprerë me energji elektrike për shumicën dërrmuese të ekonomive familjare e të tjera në Ferizaj. Këtë investime madhore i sollëm shumë kohë përpara sesa planifikimi për to ishte pas vitit 2023.

Pra, janë 12 milionë euro investime në rrjetin elektrik në gjithë territorin e Ferizajt, që bënë furnizimin, qëndrueshmërinë, rritjen e konsumit të energjisë elektrike të garantuar e të përballueshëm, dobi kjo si për ekonomitë familjare në plani afatgjatë edhe për bizneset.

Ndërsa rrugët e dëmtuata do të riparohen plotësisht, bazuar edhe në marrëveshjen tonë me KEDS dhe mbikqyrjen përmes komisionit komunal të krijuar enkas për këtë qëllim. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, deri në riparimin e shpejt të pjesëve të dëmtuara të disa rrugëve.

Karshi këtij investimi madhor energjetik, i munguar për mbi tri dekada në Komunën e Ferizajt, kemi dhënë leje për këto punime si dhe po mbikëqyrim e do të realizojmë së shpejti riparimin e plotë të tyre, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img