26,04,2024

Pse po bie qeraja e shtëpive në Zcivër

Must Read

Screenshot_1-57

Pas shumë kohësh, çmimi i qirave të banesave në Zvicër po bie përsëri. Sa paguhet vërtetë në Zvicër për një banesë, rrëfen një studim i ri.

Shërbimi krahasues «Comparis» ka gjurmuar çmimet e banesave me 3 deri 3,5 dhoma në 15 qytetet më të mëdha të Zvicrës gjermane dhe franceze. Rezultati: Më së liri të del të banosh në La Chaux-de-Fonds, më së shtrenjti në Zyrih.

Banesat e analizuara më të vogla janë në Gjenevë dhe në Zyrih, kurse në Luzern dhe në Chur më të mëdha.

Në Cyrih për një banesë 3 deri 3,5 dhoma mesatarisht paguan 2’324 franga në muaj. Pastaj vjen Gjeneva, ku këto banesa mesatarisht shkojnë në 1’995 franga.

Në vendin e tretë vjen Lozana me 1’850 franga. Pasojnë Luzerna, Winterthuri dhe Berna. Për analizën janë marrë vlerat e medianit për çmimin mujor. Banesën më të lirë 3 deri 3,5 dhoma e gjen për 1’120 franga në muaj në La Chaux-deFonds të Neshatelit. Relativisht lirë banohet edhe në qytetet Schafhausen, Biel dhe St. Gallen. Transmeton «20 Minuten», citon dialogplus.

Nëse e merr për kriter madhësinë, Zyrihu nuk del keq edhe me çmimin. Sepse, banesat 3 deri 3,5 dhomëshe me mesatarisht 80 metra katror i merr në Chur, Zyrih dhe Luzern. Në Gjenevë banesat 3 deri 3,5 dhomëshe kanë mesatarisht nga 60 metra katror dhe janë më të voglat nga të gjitha qyetetet e shqyrtuara të Zvicrës.

Mesatarja e sipërfaqjes së banesave 3 deri 3,5 dhomëshe e të gjitha qytetve të hulumtuara është 76 metra katrorë. Duke qenë se banesat në Gjenevë janë kaq të vogla, çmimi-median, domethënë vlera e mesëme – qëndrore – në një radhitje vlerash sipas madhësisë, me 33 franga për metër katror është më i shtrenjti. Ky i bie sa dy dyfishi i atij në La Chaux-de-Fonds me 15 franga për metër katror. Atje banesa 3 deri 3,5 dhoma është mesatarisht 75 metra katror. Sipas raportit, arsyet për këto dallime në çmmim për metër katror kanë të bëjnë me standardin e ndërtimit, vitin e ndërtimit dhe shtrirjen e banesës, sikurse edhe fuqia e ndryshme regjionale blerëse. Ndërkohë që çmimet e banesave në Zvicër pas shumë vitesh për herë të parë po bien. Kështu në tremujorin e katërt të 2015-tës, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më herët, për herë të parë është shënuar një stagnim. Në harkun kohor 2005 deri 2015 qiratë janë shtrenjtuar për gjithsejt 29 për qind. Rritja vjetore i bie mesatarisht 2,6 për qind. Këtshtu, gjithsesi, del nga monitori i imobiliele Wüest & Partner.

Në këtë trend të zbritjes së çmimit të banesave ka ndikuar ngecja e çmimit të qirave në segmentin e çmimeve të larta në bastionet e qirave si Cyrihu dhe Gjeneva. Edhe në kuartalet e ardhshme një rritje e çmimit të qirave pritet vetëm në pak regjione. Arsyeja kryesore për rënien e çmimeve është veprimtaria e vazhdueshme ndërtuese në sferën e banesave me qira.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img