25,04,2024

PS voton të shtunën sekretarin e përgjithshëm

Must Read

ps

Grupi parlamentar socialist ka vendosur dje që të shtunën të mblidhet Asambleja e re Kombëtare për të bërë zgjedhjen e sekretariatit, përfshi këtu sekretarin e përgjithshëm, si dhe do të diskutojë për zgjedhjen e kryesisë së re të partisë.

Vendimi është marrë dje në mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku për herë të parë pas dy vitesh pjesa e parë e takimit të grupit është mbajtur me praninë e mediave.

Ndërkohë në mbledhjen që ka vijuar me dyer të mbyllura, grupi parlamentar i PS-së pas diskutimeve ka vendosur që të shtunën të mblidhet Asambleja e re e Partisë Socialiste për të zgjedhur sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarin organizativ të PSsë.

Mësohet se kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar që grupi i punës dhe Komisioni Zgjedhor i PS-së të thërrasë një prej organeve vendimmarrëse më të rëndësishme në Partinë Socialiste, siç është Asambleja Kombëtare, i përbërë nga 174 anëtarët e saj të zgjedhur nga Kongresi dy javë më parë. Sipas statutit të ri, 174 anëtarët e rifreskuar do të duhet të zgjedhin numrin 2 të partisë më të madhe.

Anëtarët do të zgjedhin dhe kreun e Asamblesë Kombëtare, i cili njëherësh është edhe sekretari i përgjithshëm i partisë. Po ashtu Asambleja Kombëtare, pas diskutimit pritet të rifreskojë edhe Kryesinë e saj si dhe sekretariatet e partisë, pasi të gjithë anëtarët e këtyre strukturave janë pa mandat.

Statuti i ri i PS-së parashikon në nenin 47 të saj gjithë procedurat për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë, por edhe kreut të Asamblesë Kombëtare, të cilët saktësohet se kanë një mandat 4- vjeçar, si dhe kush e zgjedh. Kështu pika 5 e nenit 40 që përcakton kompetencat e Kongresit të partisë është dhe ajo e zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, pikë e cila mesa duket u anashkalua nga Kongresi i mbajtur më 19 mars.

Ndërkohë që në statutin e vjetër të partisë, zgjedhja e kreut të AK-së nuk ka qenë kompetencë e Kongresit, por e vetë Asamblesë. Në nenin 27, statuti parashikonte që Asambleja Kombëtare me propozim të kryetarit të partisë zgjedh kryetarin e saj. /Shekulli/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img