07,05,2024

Protestojnë edhe mantelbardhët e Ferizajt

Must Read

Mantelbardhët ferizajas iu bashkuan protestës paralajmëruese të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës. Ata për një orë kanë ndërprerë punën, për të mbajtur protestën me anë të së cilës po kërkojnë kushte më të mira të punës, rritje të pagave, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit dhe investim në pajisje e material harxhues.

Kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në rajonin e Ferizajt, Tevide Imeri, tha se kjo protestë është organizuar pasi Ministri i Shëndetësisë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

“Para dy jave ne si Sindikatë kemi bërë një kërkesë, ia kemi dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave, i kemi bërë disa kërkesa por nuk kemi hasur në mirëkuptim, kërkesat të cilat nuk kanë patur implikime buxhetore  Ministria është zotuar se do t’i përmbush, aty ku ka implikime buxhetore kanë thënë se ne nuk jemi kompetent, prandaj ky qëndrim i Ministrit na ka nxit që të bëjmë këtë protestë. Është një ligj mjaft diskriminues për punëtorët shëndetësor meqë janë ndarë me koficient 1-11, neve na kanë radhitur, mjekëve specialist me 2,7, që i bie në fund të listës, qëllimi i ynë është që të ngrisim mirëqenien e punëtorëve shëndetësor dhe duke e ngritur mirëqenien e punëtorëve shëndetësor, do të ngrisim edhe mirëqenien e qytetarëve tanë”,tha Imeri.

Kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në Spitalin e Ferizajt, Halime Zymberi, i vlerësoi si shumë të arsyeshme kërkesat e mantelbardhëve.

 “Kërkesat tona janë të arsyeshme, marrëveshja për ndryshimin e ligjit mbi pagat dhe rritjen e pagave, njëkohësisht kërkojmë edhe përmirësimin e kushteve dhe me pas material nga Qeveria”,tha Zymberi.

 

Punëtorët  shëndetësor thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre., transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img