Inspektimet në dy ditët e fundit: Ndalohet puna në 27 vendpunishte, 6 prej tyre në Ferizaj

Share

Inspektorati Qendror i Punës, në vazhdën e inspektimeve nëpër vendet e punës, njofton se ka ndaluar punën në 27 vendpunishte të ndërtimtarisë gjatë 48 orëve të fundit.

Aksioni inspektues i cili u zbatua me vendim të Ministrisë së Punës, u realizua në të gjithë territorin e Kosovës ndërsa në 48 orët e fundit, fokus ka qenë sektori i ndërtimtarisë.

Vetëm në Prishtinë është ndaluar puna në 9 vendpunishte, pastaj në 6 të tjera në Ferizaj e në 4 të tilla në Prizren.

Gjithashtu pronarët e këtyre kompanive, sipas njoftimit të IQP-së, procesohen në Gjykata për kundërvajtje, në raport me shkeljet e konstatuara që janë gjetur nëpër vendet e punës.

Ministri Andin Hoti, më 13 prill, mori vendim që në të gjithë territorin e Kosovës të fillojë një aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Vetëm këtë vit, 9 persona kanë vdekur në vendin e punës.

Të ngjashme: