Fc Ferizaj duke nisuar nga 15:00, në stadiumin me bar sintetik ndeshet me Dukagjinin në kuadër të xhiros së 31-të në Albi Superligën e Kosovës në futboll.
Kur kanë mbetur gjashtë javë deri në fund të kampionatit, Ferizaj zë pozitën e parafundit në rënditjen tabelore me 33 pikë teksa nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit.
Në duelin ndaj ekipit nga Klina, Ferizaj do të futet më këtë formacion startues:
Jovanovski,Gligorov, Neziri, Sadiki, Avdulli, Ramusa, Fejzaj, Sadriu, Berisha, Oguns, Richards.


