Lajme

Protestat marrin permasa serioze në Shkup


Publikuar më:


shkupiii500

Për të pestën ditë me rradhë kanë vazhduar edhe sot protestat e nxitura nga vendimi i presidentit maqedonas ,Ivanov për faljen e funksionarëve me dosje penale.

“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe “  me këtë brohoritje, mijëra protestues marshuan  mbrëmë nga Gjykata Speciale, kaluan përmes sheshit qendror të Shkupit dhe u ndalën para godinës së Qeverisë Maqedonisë.

Protestuesit thanë se janë kundër shkeljes së kushtetutës, të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.

Ata kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit Ivanov.

“Protestues  të gjithe keta qe protestojne ketu protestojnë kundër kësaj qeverie fashiste jopopullore dhe kriminele. Askush këtu nuk ka ardhë nga qejfi.Më besoni,për dsia ditëkëtu  krejt do të kallet….”

“Protestojmë kundër shkeljes së kushtetutës,të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.Protestojmë kundër këtij regjimi, kësaj qeverie kriminale qe e mban peng kete popull, me frige dhe me polici Populli ka dale të protestoj kundër qeverisjes 12 vjeçare të kriminalitetit, kundër burgpsjeve politike dhe gjqësisë së politizuar.Protestojmë kundër shkeljes së te drejtave elementare te njeriut  dhe mungesës së mediumeve te lira”.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë dhe se ato do të jenë edhe më intensive.

Zaev u ka  bërë  thirrje gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë politike, etnike e fetare që të ngrenë zërin për demokraci dhe liri.

Në kundërprotestë dolën mbrëmë edhe mijëra  mbështetës të partisë së ish-kryeministrit Gruevski, të cilët protestuan  para selisë së LSDM-së në Shkup.

Ata akuzuan  liderin e opozitës, Zoran Zaev, për tradhëti, kurse SHBA-në se ushtron terror mbi Maqedoninë.

Ministria e Brendshme kishte nxjerrë  gjithë kapacitetin policor në rrugë, për të parandaluar përplasjet mes dy krahëve  të protestuesve.

Comments
To Top