28,03,2024

Promovohet libri ”Shtatë fletore” i autorit Havzi Nela

Must Read

Në bibliotekën e qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku”, është promovuar libri “Shtatë fletore” i poetit të ndjerë nga Kukësi i Shqipërisë, Havzi Nela. Botuesi dhe përgatitësi i këtij libri, Rexhep Shahu nga Shqipëria, tha se ky libër përmban poezi për dashurinë dhe lirinë për trojet shqiptare gjatë viteve të sistemit komunist.

 “Havzi Nela është një njeri i cili është kampion i disidencës politike në Shqipëri, ka bërë 20 vjet burg dhe në fund e kanë varur në litar. Në librin ”Shtatë fletore” të Havzi Nelës 2399 vargje janë për Kosovën. Asnjë poet në Shqipëri dhe në Kosovë nuk i ka kushtuar kaq shumë vargje sa Havzi Nela. Këto fletore kanë një fat të çuditshëm, i ka marrë vëllai dhe i ka muros tek dyshekllëku ku hyn rrobat e gjumit, i ka futur në mure për të mos u gjetur. Kur e kanë marrë Havziun për ta varur, nga frika e sekuestrimeve të kontrolleve, i kanë marrë fletoret dhe i kanë mbjellë tek një mollë në oborrin e Havziut, i kanë mbjellë në tokë 70 cm thellë, kur ka ardhur demokracia, fletoret kanë dalur, gjatë 30 viteve janë njohur 1000 vargje të Havzi Nelës, por dimensionet dhe përmasat reale të Havzi Nelës nuk i ka njohur askush asnjëherë. Krimi i madh i Havzi Nelës ka qenë se i ka kushtuar të gjithë jetën e tij Kosovës”, tha Rexhep Shahu.

Ndërsa, redaktori i librit “Shtatë fletore”, Izet Duraku nga Shqipëria, e quajti Havzi Nelën poet dhe martir të lirisë.

“Jam i lumtur njëkohësisht që Havzi Nela është pranuar më në fund si poet dhe mori edhe çmimin e parë për poezi sivjet, kjo do të thotë që sado që krimet mundohen të fshehen dhe të mohohen, dikur këto do të dalin në dritë të diellit, do të zbulohen edhe sado që gjithmonë bëhen përpjekje. Ai ka qenë disident, ka qenë trim, ka qenë antikomunist, por nuk ka qenë poet, tani u detyrua gjithkush që botimi i kësaj vepre e nxori në dritë aftësinë, doli vetë në dritë, sepse asgjë nuk mund të rrijë mbuluar”, tha Izet Duraku.

Me këtë rast janë promovuar edhe dy libra kushtuar autorit Havzi Nelës, “Një bisedë me Havzi Nelën” nga Rexhep Shahu dhe “Shpirti i lirë i lumës” nga autorë të ndryshëm të Shqipërisë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img