19,04,2024

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, nuk do të jetë problem për buxhetin e Kosovës

Must Read

Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj ishte përkrahur nga deputetët në komisionet parlamentare dhe me gjithë diskutimet e bëra, ishte miratuar në lexim të parë, në maj të viti të kaluar.

Mirëpo edhe përkundër përfundimit të punës së Komisionit për Arsim, ky projektligj ende nuk ka kaluar për lexim të dytë në Kuvend.

Nënkryetarja e Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se në takimet e deputetëve është kërkuar që si komision t`i adresohen Kryesisë së Kuvendit për ta trajtuar me prioritet këtë projektligj.

“Ky ligj ka kaluar çdo procedurë, është finalizuar puna e Komisionit për Arsim, dhe fatkeqësisht ende nuk ka kaluar në lexim të dytë. Po uroj që të gjitha subjektet politike ashtu siç e kanë votuar në lexim të parë ta votojnë në lexim të dytë. Kam kërkuar në vazhdimësi në Komisionin për Arsim që t`i adresohen kryesisë së Kuvendit që ta qes me prioritet këtë ligj duke e rendit ndër pikat e para të seancës së radhës”, tha ajo.

Megjithatë, ajo ka vlerësuar punën e qeverisë Haradinaj që e ka proceduar në kuvend pas gjashtë viteve, projektligjin për mësimdhënësit e viteve `90-ta.

Në anën tjetër, këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna, ka bërë të ditur se miratimi i këtij projektligji nuk do të jetë problem për buxhetin e Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, ka mjete të mjaftueshme që të realizohen pagesat e parapara me projektligjin për mësimdhënësit e viteve `90-ta.

“Sido që të jetë pavarësisht shumës së kësaj mjete ka në buxhet,  do me thënë për me u realizuar edhe këto pagesa”, tha Rafuna.

Ky projektligj ka nxitur vazhdimisht diskutime në opinion si dhe paralajmërime për greva nga ana Sindikatës së Arsimit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img