19,04,2024

Projekti i fshatit Sllatinë e Epërme  që pret të realizohet (Video)

Must Read

Këngëtari Fahrush Azemi i cili me profesion është arkitekt,ditë më par në një emision   të Kojshia Show në Rtv21  premtoi se do të  bëjë një projekt  për rregullimin e fshatit të tij të  lindjes.

Nuk vonoi shumë dhe  projektin e ka bërë realitet Azemi. Ai këtë e ka publikuar ne youtube dhe ka ftuar të gjithë ata  të cilët mundë të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti.

Pas realizimit të projektit Fahrush Azemi ka njoftuar    gjithë banorët e kësaj zone se kjo është faza e parë e projektit  dhe varësisht prej nevojave  do të vazhdoi të punoi në detaje.

“Të nderuar bashkëvendës të mi nga Sllatina e Epërme dhe juve miq të mi!

Ashtu siç ju kam premtuar përmes medieve, po ua prezantoj projektin (Faza e Parë) për parqe në fshatin Sllatinë të Epërme – vendlindjen time.

Dua t`i falënderoj kryetarin e fshatit Valmir Imeri , Bedri Ymeri, Veton Ymeri, Drin Imeri dhe gjithë rininë që çdo javë angazhohen në pastrimin e këtij vendi po ashtu edhe gjithë mbështetësit e këtij projekti. cand PHD.  Ferid Azemi ka shpreh gatishmërinë e përkthimit të materialit në anglisht. U jemi mirënjohës!

I ftoj të gjithë ata që kanë sado pak ndjeshmëri për vendin e tyre ta mbështesin në mënyrë që ta realizojmë sa më bukur sepse ky projekt buron nga vet kërkesat e banorëve të kësaj zone.

Gjithashtu ftoj Komunën e Vitisë dhe kryetarin z.Sokol Haliti që ta mbështet dhe përkrah zhvillimin e këtij projekti sepse trajtohet në hapësira publike të përbashkëta, dhe si i tillë kërkojmë që të miratohet në KK të Vitisë” ka thënë  Fahrush Azemi

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img