19,04,2024

Projekte të shumta infrastrukturore për komunën e Ferizajt

Must Read

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku në konferencën informuese ‘’Ditët e Biznesit të Vogël 2016’’, ka paraqitur projektet infrastrukturore që pritet të realizohen në komunën e Ferizajt, raporton Televizioni Tema.

Zharku tha se për bizneset që operojnë në rrugën ‘’Driton Islami’’ do të krijohet një rrugë e re alternative pa u dëmtuar qasja në autostradë në mënyrë që të mos rrezikohen standardet e autostradave.

Ministri Zharku theksoi se shumë shpejt do të fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Babush-Tërrn-Lubovc.

Po ashtu si projekte që do të realizohen në komunën e Ferizajt, ai përmendi asfaltimin e rrugës Mirash-Cërrnillë, Muhoc-Lloshkobare, Unazën e Jashtme Kosinë- Prelez –Nerodime, asfaltimi i rrugës Komogllavë -Terstenik deri në Viti, asfaltimi i rrugës  Greme-Burrnik- Gaçkë, zgjerimi i rrugës nga Prelezi deri në Fshatin e Vjetër, investim ky prej 7 milionë eurosh, e të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img