24,04,2024

Produkti serb me “Kosovë e Metohi” importohet nga kompania kosovare

Must Read

Në tregun vendor mund të gjesh produkte, në deklaracionin e të cilave shkruan “Kosovo i Metohija”.

Produkti në fjalë është detergjent për gardërobë dhe në treg del me disa lloje, raporton KTV.

Kompania prodhuese e detergjentit është nga shteti i Serbisë, ndërsa kompania importuese është kosovare.

Disa nga konsumatorët tregojnë se gjatë blerjes së produkteve kujdesen për vendin e origjinës, ndërsa disa të tjerë vetëm për datën e skadimit.

Në Ministrinë e Tregtisë, zëdhënësi Elhami Ismajli ka treguar se, pas njoftimit nga KTV-ja, kompanisë importuese dhe bizneseve u janë dërguar inspektorët.

Por, Ismajli nuk ka treguar nëse inspektorët e tregut kanë hasur më herët në treg produkte në deklaracionin e të cilave prodhuesit i drejtohen Kosovës si pjesë e Metohisë.

E njëjta formë e dedikimit nuk është shkruar edhe në dokumentet që paraqiten në Doganën e Kosovës.

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, ka treguar se ka raste kur, gjatë procesit të importit, në dokumentet e produkteve shkruhet “Kosovë dhe Metohi”, apo rezoluta 1244, por që janë të rralla.

Kompanitë që kanë përdorur këto terme nëpër dokumente janë me prejardhje nga Serbia, Bosnjë e Hecegovina dhe Greqia.

Berisha tregon se nuk është përgjegjësi e doganës kontrolli i deklaracioneve, në rast se produktet janë të mbyllura gjatë paketimit.

Kjo formë e deklaracionit bie në kundërshtim direkt me kushtetutën e vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img